Rezolucion bazë SXGA+ Me rezolucion bazë SXGA+ (1400 x 1050 piksel), XEED SX80 riprodhon imazhe të palëvizshme dhe të lëvizshme me qartësi mahnitëse – dhe nivele detajesh të mjaftueshme bile edhe për aplikime specialistësh. Teknologjia LCOS e Canon-it gjithashtu mënjanon reflektime imazhesh projektimi të përbashkta, duke riprodhuar imazhe të detajuara pa efekte “grilë” ose “ylberi”.
Shkëlqim i jashtëzakonshëm Me një shkëlqim të bollshëm prej 3000, XEED SX80 jep imazhe të qarta me definicion të lartë. Sistemi optik AISYS i Canon-it maksimizon performancën e llampës AC me efikasitet të lartë të projektorit, për projektim të fuqishëm që depërton në neivele të larta të dritës së ambjentit.
Kontrast i lartë Një raport kontrasti 900:1 siguron që XEED SX80 riprodhon me besnikëri çdo ngjyrë në imazhin e burimit. Me të zeza të thella dhe ngjyra të ndezura, çdo klasifikim delikat është pasqyruar me saktësi të përpiktë.
Vendosje e thjeshtë XEED SX80 përmban një lente zmadhimi 1,5x të motorizuar, e kosntruktuar posaçërisht për të luftuar shformimin dhe për të dhënë gjeometri të përkryer imazhi. Përveç kësaj, ofseti i lentes 10:0 e bën instalimin tepër të lehtë.
Gati për HD Për imazhe perfekte nga nga burime dixhitale me definicion të lartë, XEED SX80 e gatëshme për HD është e pajisur me një terminal DVI dhe një konektor HDMI™. Kriptimi HDCP mbështetet, duke mundësuar luajtjen e materialeve video komerciale.
Prezantime pa PC XEED SX80 përdor teknologji USB dhe PictBridge, për projektim direkt të skedarëve të imazheve nga fleshi USB dhe kamerat dixhitale më të përhapura – ideale për ato raste kur transportimi i një kompjuteri nuk është praktik.
Rrjet i integruar I pajisur me një portë të integruar RJ-45, XEED SX80 mund të lidhet direkt në një rrjet për kontroll dhe monitorim. Kjo e bën atë ideale për integrimin me sistemet e kontrollit AV me standard industrial.
Funksionim pa zhurmë Duke punuar në nivele prej vetëm 31dBA në regjimin e qetë, XEED SX80 nuk do të ç'përqëndrojë audiencën tuaj me zhurmën e ventilatorit. Regjimi i qetë gjithashtu rrit jetëgjatësinë e llampës - deri në një maksimum prej 3000 orësh.
Konfigurim i plotë automatik Me prekjen e një butoni XEED SX80 konfiguron automatikisht 4 cilësime të rëndësishme: Fokus, Korigjimin e Prespektivës, Përzgjedhjen e portës hyrëse dhe Korigjimin e ngjyrës së monitorit. Cilësimet rregullohen me saktësi në disa sekonda, duke ju lënë të qetë të përqëndroheni në prezantimin tuaj.
Konstruksion komod Kasa e lëmuar e trupit të XEED SX80 plotëson çdo zyrë ose dhomë takimesh. Për mirëmbajtje të lehtë, një fiksuese opsionale në tavan i lejon llampës të zëvendësohet pa e lëvizur projektorin.
|