Cilësia e imazhit më të pastër Në mjedisin e sotëm konkurrues të biznesit, prezantimet tuaja profesionale duhet të shquhen qartë nga pjesa tjetër. Dhe kjo është kur XEED SX7 MARK II bën të gjithë ndryshimin. Ai projekton imazhe të përsosura, të rrjedhshme, pa asnjë hapësirë ndërmjet piksel, falë teknologjisë së përparuar LCOS. Rezolucioni bazë SXGA+ (1400 x 1050 piksel) ofron riprodhim te mrekullueshëm të tekstit, grafikave dhe imazheve të lëvizshme të burimit.
Super i ndritshëm në çdo rrethanë Përfitoni nga projektimi i fuqishëm me imazhe të qarta, edhe kur jepni prezantime në nivele të lartë të dritës ose salla të mëdha. 4000 lumens jashtëzakonisht të ndritshëm dhe një llampë AC me jetë të gjatë, e kombinuar me sistemin optik AISYS të Canon, sigurojnë projektim me rendiment të lartë gjatë gjithë kohës.
Ngjyra të gjalla, e zezë e thellë Një avantazh tjetër i sistemit optik AISYS të Canon është një raport i lartë i kontrastit 1000:1. Kjo jep tone të ngjyrave të gjalla dhe të zezë të vërtetë në zonat e errëta, për një përvojë me të pasur të shikimit.
Vendosje fleksibël e projektorit Lentja e zmadhimit e motorrizuar me kënd të gjërë 1,7x e Canon siguron vendosje të thjeshtë të projektorit, si edhe pamje të mëdha mund të projektohen nga një distancë e shkurtër. Mund të përdoret nga një pajisje te telekomandës ose nga paneli i kontrollit. Lentja ka një veshje speciale për të parandaluar shfaqjen e imazheve të rreme dhe shkëlqimet.
Modaliteti profesional i imazhit FOTOGRAFI Modaliteti i përkushtuar i i mazhit ‘Fotografi’ ofron riprodhim jashtëzakonisht të saktë të ngjyrës të imazheve të palëvizshme në çdo mjedis ndriçimi – pasi intensiteti dhe toni i ndriçimit të mjedisit mbahet parasysh automatikisht. Projektori gjithashtu paraqet modalitete të specializuara të imazhit Adobe RGB dhe sRGB.
Konfigurim i thjeshtë automatik Konfigurimi është i shpejtë dhe i lehtë. Fokusimi Automatik, Korrigjimi Automatik i Ngjyrës së Ekranit, Korrigjimi Automatik Vertikal i Keystone dhe Zgjedhja Automatike e Hyrjes siguronë konfigurimin optimal të projektimit, me prekjen e një butoni.
Funksionimi pothuajse i qetë Modaliteti i Qetë siguron funksionimin pothuajse të qetë, me zhurmën e ventilatorit të zvogëluar në thjesht 32dBA. Auditorët mund të përqëndrohet plotësisht në prezantimin tuaj, pa zhurmë shqetësuese të sfondit.
Gati për HD Projektori është Gati për HD dhe mund të riprodhojë me besnikëri imazhet me Definicion të Lartë. Shfaqja e HD është e përmirësuar nga porta DVI (Ndërfaqja Dixhitale Vizive), duke siguruar cilësinë më të mirë të mundshme të imazhit. Mbështetje për standartin HDCP lejon riprodhimin e përmbajtjes të shifruar në mënyrë dixhitale.
Adaptues opsional i rrjetit Projektori mund të lidhet me një rrjet Ethernet përmes Adaptuesit opsional të Rrjetit RS-NA01– duke siguruar mbikqyrje dhe kontroll nga larg.
|