Shikimi me ekran të gjërë me rezolucionin bazë WXGA Vendoseni këtë projektor me rendiment të lartë në një sallë konference, klasë ose sallë leksioni dhe përfitoni nga përsosmëria e imazhit – falë rezolucionit bazë me cilësi të lartë WXGA (1280 x 800 piksel). Kapaciteti për të shfaqur imazhe në një raport prej 16:10 me format të gjërë e bën LV-8215 plotësisht të ndërveprueshëm me kompjuterët portativë compatible me ekran të gjërë.
Imazhe të gjallë, ngjyra vibruese Projektim 2600 lumen siguron imazhe të ndritshme edhe në mjedise të ndriçuara mirë. Raporti i kontrastit 450:1 jep imazhe të gjallë, të pastër me riprodhim të ngjyrave të pasura dhe vibruese.
Lente me kënd të gjërë me zmadhim 1,2x Projektoni imazhe në mënyrë të përsosur në një hapësirë të vogël me LV-8215 fleksibël. Lente me kënd të gjërë me zmadhim 1,2x e Canon është në gjendje të projektojë imazhe të mëdha nga një distancë e afërt - duke krijuar një imazh diagonal 100” (215 x 135 cm) nga vetëm 2,9 metra.
Shkurtoni shpenzimet e përdorimit, ruani burimet Shkurtoni kostot e përdorimit dhe pakësoni ndikimin tuaj mbi mjedisin me këtë projektor efikas në energji. Në modalitetin në pritje, konsumi i energjisë është vetëm 0,7 wat. Ka një llampë me jetë të zgjatur të llampës prej deri në 5.000 orë kur funksionon në modalitetin e Qetë. Një matës special i karbonit madje shfaq zvogëlimin e CO2 që arrihet në modalitetin e Qetë, kur krahasohet me funksionimin në modalitetin Normal.
Rendiment i qetë si pëshpëritje Një avantazh tjetër i modalitetit të Qetë është se nivelet e zërit janë ruajtur në vetëm 29dBA. Nuk ka asnjë zhurmë shqetësuese në sfond, kështu që auditori juaj mund të përqëndrohet plotësisht në përmbajtjen e paraqitjes tuaj.
Korrigjimi automatik i imazhit Korrigjimi Automatik i Keystone korrigjon automatikisht shtrembërimin e imazhit të shkaktuar nga pjerrësia e projektorit, brenda një sfere prej +/- 30 gradë. Kompensimi i Ngjyrës në Ekran ofron nëntë cilësime, përfshirë modalitetet e Bordit të Bardhë dhe Bordit të Gjelbër, për të siguruar riprodhim të saktë të ngjyrës në të gjithë llojet e sipërfaqeve.
Dalja e fuqishme e audios Dalje prej 7W nga altoparlanti i integruar i projektorit siguron akustikë të qartë në hapësira relativisht të mëdha. Një prizë e daljes ofron daljen e audios në një amplifikues të jashtëm nëse është i nevojshëm.
Konfigurim i thjeshtë Ky projektor i lëvizshëm portativ është i thjeshtë për tu përdorur kudo, falë konfigurimit të lehtë, intuitiv dhe një dorezë të mbajtjes të integruar. Zëvendësim i thjeshtë i llampës nga pjesa e sipërme e njësisë dhe një mbulesë e lentes që i reziston pluhrit siguron mirëmbajtje minimale.
Lidhje opsionale rrjeti dhe DVI Priza e projektorit RJ-45 e bën kontrollin dhe mbikqyrjen përmes një rrjeti të thjeshtë. Një prizë DVI që lejon HDCP lejon riprodhimin e mprehtë të imazheve nga burimet dixhitale.
|