spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > LV Multimedia Projector > LV-7365 spacer image spacer image
spacer image

Canon LV-7365
Projektorë

Produktet e arkivuara

LV-7365

I përkryer për dhomat e takimeve dhe zyrat e mbledhjeve, LV-7365 ultra kompakt prodhon imazhe që ja vlejnë për ekranin e madh. Ky projektor me rezolucion XGA me DVI ka qartësi të mprehtë në vende të ndriçuara.

Karakteristikat

  • Rezolucion bazë XGA
  • 3000 lumens ndriçim
  • Norma e kontrastit 500:1
  • Pothuajse pa zhurmë me 29dBA në Regjimin e Qetë
  • Lente zmadhimi në gjerësi 1.6x
  • Korrigjim Automatik i Qendrës
  • Porta DVI
  • Altoparlanti 5W
  • Fikje dhe ndezje e shpejtë
  • Kompakt dhe i lëvizshëm
Ndriçim i fuqishëm për prezantime profesionale.



Rezolucion bazë XGA
LV-7365 projekton me rezolucion XGA (1024 x 768 piksel) për riprodhim të përmirësuar të fotove, tekstit dhe imazheve që lëvizin. Ngjeshja me cilësi të lartë mundëson projektimin e imazheve deri në rezolucion UXGA
(1600 x 1200).

Ndriçim magjepsës
Me projektim ultra të ndritshëm 3000 lumens, LV-7365 jep imazhe të pastra, shumë të dukshme - madje edhe në dritë ose në hapësira të mëdha të mbushura me nivele të dritës së ambientit.

Kontrast i mprehtë
Norma e kontrastit 500:1 siguron që çdo projektim jep të zeza të thella, të bardha të pastra dhe ngjyra të pasura - duke riprodhuar mirë imazhin burim.

Funksionim pa zhurmë
Në Regjimin e Qetë, LV-7365 është pothuajse pa zhurmë, duke funksionuar vetëm me 29dBA. Zhurma e ventilatorit reduktohet në minimum, duke lejuar që prezantimet të jenë pa tërheqje të vëmendjes dhe zhurmë në sfond.

Optikë superiore
Vendosja fleksible e projektorit është e mundur në sajë të një zmadhimi 1.6x. Lenteja me kënd të gjerë projekton një imazh 100-inç nga vetëm 2.8 metra, duke bërë të mundur imazheri mbresëlënëse madje edhe në dhomat e vogla. Teknologjia e lenteve e Canon përfshin dy elemente asferike dhe një veshje unike që parandalon flakërimin dhe jep cilësi të jashtëzakonshme imazhi.

Korrigjim Automatik i Qendrës
LV-7365 kompenson automatikisht për shtrembërimin që ndodh kur projektori anohet në drejtim të ekranit. Një sensor i pjerrësisë zbulon këndin e projektorit dhe kompenson deri në ±30 gradë.

Imazheri fillestare e avancuar
Porta DVI (Digital Visual Interface) e LV-7365 siguron cilësi imazhi të jashtëzakonshme duke mundësuar një lidhje dixhitale direkte te kompjuterat kompatibël, luajtësit e DVD dhe burimet e tjera dixhitale. Suporti për standardin HDCP lejon riluajtjen e përmbajtjes dixhitale të shifruar.

Audio mbresëlënëse e integruar
Dalje e fortë audio jepet nëpërmjet altoparlantit të integruar 5W - ideal për kalimin e mesazhit në mbledhje dhe sjelljen e prezantimeve në jetë.

I gatshëm për punë
Me një ndezje prej 8 sekondash, LV-7365 është pothuajse gati për përdorim pothuajse në çast. Një kohë e shkurtër freskimi me 30 sekonda do të thotë që projektori mund të paketohet shpejt në fund të prezantimit.

I transportueshëm dhe kompakt
Me vetëm 3.3 kg, LV-7365 është mjaft i lehtë për t'u marrë kudo. Të gjitha lidhjet kryesore pozicionohen në një panel të vetëm në pjesën e prapme dhe funksionet kryesore të projektorit mund të kontrollohen me pultin e komandimit.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë XEED
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image