Imazhe të gjallë dhe të pastër Pavarësisht në dhomën e konferencës ose në klasë, jepuni prezantimeve tuaja efekt suplementar. LV-7280 paraqet rezolucionin bazë XGA (1024 x 768 piksel) të kombinuar me 2200 lumen. Rezultati përfundimtar është elementë vizivë të ndritshëm, të fortë, të gjallë dhe të saktë për të kapur vëmendjen e çdo auditori.
Raporti i kontrastit 2000:1 Falë teknologjisë inovative Iris Automatik, LV-7280 ofron një raport të jashtëzakonshëm kontrasti 2000:1. Kjo jep riprodhim të shkëlqyeshëm të ngjyrës dhe nxjerr të zeza të vërteta në skena të errta, për një përvojë më të mirë shikimi.
Lente me kënd të gjërë me zmadhim 1,2x Përfitoni nga projektimi i përsosur edhe në hapësira të vogla dhe mjedise të ngarkuar. Një lentë me kënd të gjërë me zmadhim 1,2x është në gjendje të projektojë imazhe të mëdha nga distanca të afërta. Për shembull, një imazh diagonal 100” (203 x 152 cm) mund të prodhohet nga vetëm 3,1 metra.
Efektshmëri e përmirësuar e energjisë Ky projektor me efektshmëri të energjisë ndihmon në uljen e kostove të përdorimit dhe zvogëlon ndikimin mbi mjedisin. Në modalitetin në pritje, konsumi i energjisë është vetëm 0,7 wat. Ka një llampë me jetë të zgjatur të llampës prej deri në 5.000 orë kur funksionon në modalitetin e Qetë. Një matës special i karbonit madje shfaq zvogëlimin e CO2 që arrihet në modalitetin e Qetë, kur krahasohet me funksionimin në modalitetin Normal.
Imazhe të qartë, pa shtrembërim Korrigjimi Automatik i Keystone korrigjon automatikisht shtrembërimin e imazhit të shkaktuar nga pjerrësia e projektorit, brenda një sfere prej +/- 30 gradë. Kompensimi i Ngjyrës në Ekran ofron nëntë cilësime, përfshirë modalitetet e Bordit të Bardhë dhe Bordit të Gjelbër, për të siguruar riprodhim të saktë të ngjyrës në të gjithë llojet e sipërfaqeve.
Dalje e shkëlqyeshme e audios Dalje prej 7W nga altoparlanti i integruar i projektorit siguron akustikë të qartë në të gjitha hapësirat. Një prizë e daljes ofron daljen e audios në një amplifikues të jashtëm nëse është i nevojshëm.
Funksionim tepër i qetë Komunikoni në mënyrë të efektshme, pa zhurmë shqetësuese të sfondit. Në modalitetin e Qetë LV-7280 prodhon vetëm 29dBA, në mënyrë që auditori juaj të mund të përqëndrohet plotësisht në përmbajtjen e prezantimit tuaj.
Praktik dhe i lëvizshëm Një konstruksion i zgjuar, zëvendësim i thjeshtë i llampës nga pjesa e sipërme e njësisë, mbulesa e lentes që i reziston pluhrit dhe doreza e mbajtjes siguron komfort plus lëvizshmëri të vërtetë.
Opsionet e lidhjes DVI dhe RJ-45 Priza e projektorit RJ-45 e bën kontrollin dhe mbikqyrjen përmes një rrjeti të thjeshtë – duke e bërë atë ideale për integrimin me sistemet e kontrollit AV. Një lidhje VDI që lejon HDCP bën të mundur riprodhimin e mprehtë nga burimet dixhitale.
|