Ky lazer me njgyra inteligjent 4-në-1, duke përfhirë fax, ofron dalje profesionale me ngjyra, funksionalitet të fuqishëm DËRGIMI dhe dupleks automatik. Është zgjidhja ideale për grupe pune të përbashkëta dhe biznesi.
|
Efikasitet 4-në-1 Kurseni vend dhe ulni shpenzimet me efikasitet printimi, faksi, kopjimi, dhe skanimi të mrekullueshëm me ngjyra në një njësi elegante dhe kompakte.
Cilësi madhështore ngjyre dhe tekst të pastër të zi Jepini punës suaj më tepër ndikim me imazhe të mrekullueshme me ngjyra, grafika të theksuara dhe tekst të mprehtë. Ky model tavoline inkorporon shumë nga teknologjitë e përparuara që gjenden në pajisjen e imazheve të fundit të Canon-it për të dhënë cilësinë më të imët të ngjyrës.
Kurseni kohë, ulni shpenzimet e energjisë Me teknologjitë tona të printimit të shpejtë të faqes së parë koha e nxehjes është zero, kështu që nuk ka pritje. Njësia hidhet në aksion në momentin që nevojitet. Dhe me shpejtësi printimi dhe kopjim me ngjyra deri në 21 ppm, nuk ka pritje për përfundimin e punëve. i-SENSYS MF9170 është certifikuar nga Energy Stardhe konsumon vetëm 1,2 wat në regjimin e përgjumur.
Përdorshmëri e përkryer Monitori i madh TFT me ngjyra 3,5 inç me rrotë me rrotullim të thjeshtë lejon hyrje të lehtë tek të gjitha funksionet. Një meny grafike e orientuar sipas qëllimit mundëson operim të shpejtë dhe të këndshëm.
Punë e shkëlqyer në rrjet Njësia e gatëshme për rrjet ofron mbështetje PCL 5c/6 për integrim të lehtë në ambjentin tuaj ekzistues PCL të printimit. Ndani printimin, skanimin dhe faksimin nga PC produktiv (vetëm të dërgosh) me të gjithë skuadrës ose grupin tuaj. Ndërfaqja e largët e përdoruesit lejon përdoruesit dhe administratorët të kontrollojnë dhe menaxhojnë statusin e pajisjes direkt nga shfletuesi i web-it të tyre.
Funksionalitet i fuqishëm DËRGIMI Skanoni dhe DËRGONI dokumenta me ngjyra shpejt dhe lehtë nëpërmjet postës elektronike, serverit të skedarëve të rrjetit, serverit FTP, faks në internet ose çelës kujtese USB. Skedarët e mbartshëm me cilësi të lartë ‘Compact PDF’ të Canon’s high janë të përkryer për tu ndarë.
Maksimizoni produktivitetin Ulni shpenzimet, kurseni letër dhe prodhoni dokumenta profesionale me printim automatik nga të dyja anët. Ushqyesi dupleks automatik i dokumenteve mundëson kopjim, skanim dhe faks të shpjetë automatik nga të dyja anët. Me një kapacitet maksimale letre prej 850 fletësh A4 (me piedestal opsional) dhe kujtesë të ndarë 512 MB, i-SENSYS MF9170 mund të manovrojë ngarkesat më të mëdha të punës.
Siguri dhe kontroll shpenzimesh Funksioni i menaxhimit të ID së departamentit dhe përdoruesit kufizon hyrjen në pajisje vetëm tek personeli i autorizuar – dhe lejon monitorim të detajuar të kostove të kopjimit, printimit dhe faksit.
Faksim i shpejtë Faksoni dokumenta shpejt dje me efikasitet falë modemit faks Super G3, 300-zgjedhje të shpejta dhe kujtesë faksi 1000-faqe*.
Printim fotografishë pa PC Slote kartash kujtese të integruara sigurojnë printim fotografishë pa PC nga kartat e kujtesës.
* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1
|