spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > i-SENSYS Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF8350Cdn spacer image spacer image
spacer image

Canon i-SENSYS MF8350Cdn
i-SENSYS Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

Energy Star Logo
i-SENSYS MF8350Cdn

Përdorni fuqinë e komunikimit me performancë të lartë, profesional me ngjyra për të rritur biznesin tuaj, në sajë të kësaj njësie produktive që kursen energjinë.

Karakteristikat

  • Me ngjyra Të-gjitha-në-një: printim, kopjim, faksim dhe skanim
  • 20 ppm/ccm me ngjyra dhe mono
  • Rezolucion printimi deri në 2400 x 600 dpi
  • Printim automatik nga të dyja anët
  • Ekran LCD i këndshëm me 5 rreshta
  • Skanim i thjeshtë në rrjet dhe në disk kujtese USB
  • Efikas në energji
Rritni biznesin tuaj me ngjyra dhe produktivitet mbresëlënës



Arti i thjeshtësisë
Ky shumëfunksional me performancë të lartë kombinon stilin dhe thjeshtësinë në kursimin e hapësirës. Konstruksioni i tij i pastër, i pakomplikuar - me linja të lëmuara, të lakuara - siguron thjeshtësi në përdorim dhe vendosje të thjeshtë si dhe rehati të jashtëzakonshme me ngjyrat.

Cilësi superiore ngjyrash
Teknologjitë e avancuara të imazherisë me ngjyra të Canon ju japin një avantazh konkurues, duke dhënë riprodhim të besueshëm të ngjyrave si dhe tekst të zi të mprehtë. Krijoni materiale marketingu me ndikim të lartë në sajë të këtyre teknologjive inovuese, S-Toner dhe Automatic Image Refinement (AIR) për printim deri në 2400 x 600 dpi.

Përshpejtoni produktivitetin
Një shpejtësi daljeje prej 20 ppm/cpm me ngjyra dhe mono sjell printim me volum të madh për bizneset me madhësi të vogël dhe të madhe. Printimi automatik nga të dyja anët si standard, një Kohë e nxjerrjes së fletës së parë prej vetëm 16 sekondash ose më pak (me ngjyra dhe mono) dhe Ushqyesi automatik i dokumentit me 50-fletë e përshpejtojnë produktivitetin. Printoni dhe kopjoni direkt nga regjimi i fjetjes në sajë të teknologjive Quick First-Print.

Ulë kostot, kursen energjinë
Ulëni kostot e letrës me printimin automatik nga të dyja anët. Ulëni gjithashtu kostot e përdorimit pasi ky shumëfunksional që kursen energji është i certifikuar Energy Star dhe konsumon vetëm 3 wat në regjimin e fjetjes.

Skanim superior me ngjyra
Prodhoni skanime të shkëlqyera me ngjyra në pak hapa të thjeshtë duke përfshirë skanimin nëpërmjet rrjetit ose direkt në një disk kujtese USB. Skanoni në një numër formatesh dixhitale duke përfshirë skedarët PDF të kompresuar që janë të përkryer për dërgim me email dhe shkëmbim. Teknologjia e kompresimit e Canon ul madhësinë e skedarit pa kompromentuar cilësinë e imazhit.

I lehtë për t'u përdorur
Ekrani LCD i thjeshtë në përdorim, me ndriçim nga prapa, me 5 rreshta me menytë intuitive dhe zgjidhjen e animuar të problemeve e bën përdorimin shumë të thjeshtë direkt që nga fillimi. Sistemi Të-gjitha-në-një i bojës nga Canon siguron përdorim pa mirëmbajtje, dalje konsistente me cilësi të lartë dhe rehatinë e pjesëve më pak të konsumueshme.

Gati për rrjet
Grupet e vogla të punës mund të përdorin së bashku funksionalitetin. Remote User Interface u lejon përdoruesve dhe administratorëve që të monitorojnë dhe administrojnë nga larg statusin e pajisjes nëpërmjet rrjetit. Department ID Management ruan cilësimet e rëndësishme, parandalon hyrjen e paautorizuar ndaj funksionalitetit të pajisjes dhe mundëson kontroll të mirë të kostove.

Faksim i shpejtë
Faksoni dokumenta me cilësi të lartë shpejt dhe me efikasitet falë modemit të faksit Super G3. Kujtesa e faksit për 256-faqe ruan fakset me siguri nëse letra ose toneri mbarohen.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
BLI Seal 2010 - Recommended
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image