spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > i-SENSYS Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF6680dn spacer image spacer image
spacer image

Canon i-SENSYS MF6680dn
i-SENSYS Multifunksionale me lazer

Energy Star Logo
i-SENSYS MF6680dn

Ky shumëfunksional gati për rrjet rrit produktivitetin në grupet e punës me performancë të jashtëzakonshme, funskionalitet të fuqishëm SEND (DËRGIMI) dhe dupleksim automatik - të gjitha në një njësi kompakte, të plotë dhe që kursen energjinë.

Karakteristikat

  • I shumëanshëm Të-gjitha-në-një: printim, kopjim, faksim dhe skanim
  • 30 ppm/cpm, Koha e daljes e faqes së parë 8 sekonda
  • S'ka pritje me teknologjitë e printimit të parë të shpejtë
  • Skanim në email dhe dosje rrjeti
  • Printim dhe kopjim automatik nga të dyja anët
  • Gati për rrjet, mbështetje për PCL5e/6
  • Efikas në energji
Zgjidhje me performancë të lartë Të-gjitha-në-një për grupet e punës me shumë punë



Ndani funksionalitetin që kursen hapësirën, 4-në-një
Kurseni hapësirën dhe ulni kostot me këtë Të-gjitha-në-një gati për rrjet, duke ju ofruar grupeve të punës që kanë shumë punë printim mono me performancë të lartë, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra në një njësi kompakte.

Kurseni kohë dhe përshpejtoni produktivitetin
Printoni dhe kopjoni direkt nga regjimi i fjetjes në sajë të teknologjive Quick First-Print. Përmbushni afatet tuaja më të forta me dalje me shpejtësi 30 faqe për minutë dhe një Kohë e daljes e faqes së parë prej vetëm 8 sekondash ose më pak. Një Ushqyes automatik dupleks i dokumentit me 50 fletë kursen më shumë kohë, duke dhënë kopjim, skanim dhe faksim produktiv automatik nga dy anë të dokumeneteve origjinal nga të dy anët.

Rrisni komunikimin, përmirësoni rrjedhën e punës
Skanoni dokumentet direkt në email ose një dosje në rrjet duke përdorur funnksionalitetin SEND të fuqishëm. Është mënyra më e thjeshtë për të zgjeruar komunikimet dhe shpejtuar fluksin tuaj të punës. Skedarët PDF kompakt nga Canon janë të përkryer për t'u dërguar me email dhe shkëmbyer në sajë të teknologjisë tonë të përpunimit e cila siguron një madhësi skedari të vogël (aq i vogël sa 1/10-ta e madhësisë së kompresimit standard) pa kompromentuar cilësinë e imazhit.

Ulë kostot, kursen energjinë
Ulni kostot e letrës në mënyrë të ndjeshme dhe ulni mbetjet e letrës me printimin automatik nga të dyja anët. i-SENSYS MF6680dn është gjithashtu i certifikuar Energy Star, konsumon vetëm 3 wat në regjimin e fjetjes dhe ka një normë TEC* (Typical Electricity Consumption) efikas në energji prej vetëm 1,323 KWh/javë.

Siguroni kohën e punës maksimale
Përfitoni nga printimi i qëndrueshëm, me volum të madh në sajë të një konstruksioni të qëndrueshëm si dhe kasetës së letrës standarde me 500 fletë, i zgjerueshëm deri në 1 000 fletë, për printim të pandërprerë. Kutia e bojës Të-gjitha-në-një e Canon siguron përdorim pa mirëmbajtje me printim të lirë dhe me cilësi të lartë të vazhdueshme.

I thjeshtë për tu menaxhuar dhe i sigurt
Mbështetja PCL5e/6 siguron integrim të përsosur në rrjedhat e punës dhe sistemet ekzistuese të TI (Teknologjisë së Informacionit) të korporatave. Remote User Interface u lejon përdoruesve dhe administratorëve që të monitorojnë dhe administrojnë nga larg statusin me shumë thjeshtësi direkt nëpërmjet rrjetit. Department ID Management ruan cilësimet e rëndësishme, parandalon hyrjen e paautorizuar ndaj funksionalitetit të pajisjes dhe mundëson kontroll strikt të mirë të kostove të printimit, kopjimit dhe faksimit.

* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një proukt gjatë 1 jave. Teknologjia e testimit përcaktohet nga Energy Star: http://www.eu-energystar.org

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
BLI Seal 2010 - Recommended
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image