Canon i-SENSYS MF4370dn i-SENSYS Multifunksionale me lazer
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Grupet e vogla të punës mund të ndajnë funksionet e printimit, faksimit dhe skanimit me këtë qendër komunikimi gati për rrjet. Ai jep dalje mono të shpejtë dhe profesionale me printim automatik nga të dyja anët.
|
|
Karakteristikat |
- Të-gjitha-në-një: printim, faksim, kopjim dhe skanim
- 22 ppm/cpm, printim deri 1200 x 600 dpi
- Koha e daljes së kopjes së parë: 9 sek ose më pak
- Efikas në energji
- Printim automatik nga të dyja anët
- Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh
- Skanim me ngjyra, ruajtje si PDF
- Faks Super G3
- Gati për rrjet
|
|
| Lazer produktiv të-gjitha-në-një kompakt, i kompletuar dhe gati për rrjet |
|
Të-gjitha-në-një për këdo Tani të gjithë në grupin tuaj të punës mund të përfitojnë nga funksionaliteti i printimit, faksimit, kopjimit dhe skanimit me ngjyra. Ky shumëfunksional kompakt dhe e lehtë në përdorim ul kostot e investimit dhe kursen hapësirën e zyrës.
Dalje të shpejta, profesionale Përshpejtoni rrjedhën tuaj të punës me printim dhe kopjim produktiv me 22 ppm/cpm të shpejta. Një rezolucion i përmirësuar printimi deri në 1200 x 600 dpi jep dalje profesionale lazer për të gjithë punën tuaj, me tekst të mprehtë dhe grafika të imëta.
Efikasitet kohë- dhe energji-kursyes Nuk ka kohë pritje ose të harxhuar falë teknologjive të printimit të shpejtë të faqes së parë. Me ngrohje në çast, pajisja hidhet në aksion në momentin që ju keni nevojë për të. Kjo njësi ekonomike përdor vetëm 3 wat në regjim të fjetje, duke siguruar efikasitet në energji.
Printim automatik nga të dyja anët Kurseni letër, ulni shpenzimet dhe prodhoni dokumente profesional me printimin komod automatik nga të dyja anët. Reduktimi i konsumit të letrës gjithashtu ndihmon për të mbrojtur ambjentin.
Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh Kopjoni, faksoni dhe skanoni dokumenta me shumë faqe me shpejtësi dhe lehtësi me ushqyesin automatik me dokumenta 35-fletë.
Skanim i shkëlqyer me ngjyra Skanoni dokumente me ngjyra dhe fotografi me lehtësi - me rezolucion deri 9600 x 9600 dpi - dhe ruajini në formate skedarësh të ndryshëm. Skanoni direkt në PDF për të përshpejtuar rrjedhën tuaj të punës dhe për të krijuar PDF komode, të rikërkueshme. Softueri i bashkëlidhur OCR (Optical Character Recognition) konverton tekstin e printuar në dokumente elektronik të modifikueshëm, pa bezdisjen e rishtypjes.
Faksim i shpejtë Faksoni dokumenta shpejt dhe me efikasitet falë modemit të faksit Super G3. Kujtesa 256-faqëshe* e faksit ruan fakset me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia jonë tepër e lartë siguron që edhe detajet më të imëta transmetohen qartë kur dërgohen dokumenta.
Gati për rrjet Grupet e vogla të punës mund të ndajnë printimin, skanimin dhe faksimin me PC (vetëm dërgim) me këtë njësi gati për rrjet. Ndërfaqja e largët e përdoruesit lejon përdoruesit dhe administratorët të monitorojnë dhe menaxhojnë statusin e pajisjes direkt nga shfletuesi i uebit të tyre.
Kuti boje për printer të-gjitha-në-një Kutia e bojës të-gjitha-në-një siguron përdorim pa mirmbajtje dhe dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendësoni kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, ngjyrë dhe njësitë e pastrimit - me një kuti boje lazer të mirëfillitë Canon dhe miltifunksionali juaj është aq i mirë si të ishte i ri.
* Bazuar në Standardin ITU-T Nr. Tabelës 1
|
|
 |
|