Canon i-SENSYS MF4340d i-SENSYS Multifunksionale me lazer
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Kjo pajisje Të-gjitha-në-një kompakte dhe e plotë Lazer mono shton funksionalitet faksimi te printimi, kopjimi dhe skanimi profesional me lazer. I shpejtë dhe efikas në energji, përmban printim automatik nga të dyja anët dhe i thjeshtë në përdorim.
|
|
Karakteristikat |
- Të-gjitha-në-një: printim, faksim, kopjim dhe skanim
- 22 ppm/cpm, printim deri 1200 x 600 dpi
- Koha e daljes së kopjes së parë: 9 sek ose më pak
- Efikas në energji
- Printim automatik nga të dyja anët
- Skanim me ngjyra, ruajtje si PDF
- Faks Super G3
|
|
| Lazer të-gjitha-në-një kompakt, i kompletuar dhe i përshtatshëm |
|
Funksionalitet Të-gjitha-në-një Ky shumëfunksional kompakt siguron skanim printimi, faksimi, kopjimi dhe skanimi me ngjyra të plotë në një njësi që nuk zë shumë vend. I thjeshtë për tu përdorur dhe mirëmbajtur, rrit në maksimum efikasitetin dhe ul në minimum kostot tuaja të investimitit.
Dalje të shpejta, profesionale Përshpejtoni rrjedhën tuaj të punës me printim dhe kopjim produktiv me 22 ppm/cpm të shpejta. Një rezolucion i përmirësuar printimi deri në 1200 x 600 dpi jep dalje profesionale lazer për të gjithë punën tuaj, me tekst të mprehtë dhe grafika të imëta.
Efikasitet kohë- dhe energji-kursyes Nuk ka kohë pritje ose të harxhuar falë teknologjive të printimit të shpejtë të faqes së parë. Me ngrohje në çast, pajisja hidhet në aksion në momentin që ju keni nevojë për të. Kjo njësi ekonomike përdor vetëm 3 wat në regjim të fjetje, duke siguruar efikasitet në energji.
Printim automatik nga të dyja anët Kurseni letër, ulni shpenzimet dhe prodhoni dokumente profesional me printimin komod automatik nga të dyja anët. Reduktimi i konsumit të letrës gjithashtu ndihmon për të mbrojtur ambjentin.
Skanim i shkëlqyer me ngjyra Skanoni dokumente me ngjyra dhe fotografi me lehtësi - me rezolucion deri 9600 x 9600 dpi - dhe ruajini në formate skedarësh të ndryshëm. Skanoni direkt në PDF për të përshpejtuar rrjedhën tuaj të punës dhe për të krijuar PDF komode, të rikërkueshme. Softueri i bashkëlidhur OCR (Optical Character Recognition) konverton tekstin e printuar në dokumente elektronik të modifikueshëm, pa bezdisjen e rishtypjes.
Faksim i shpejtë Faksoni dokumenta shpejt dhe me efikasitet falë modemit të faksit Super G3. Kujtesa 256-faqëshe* e faksit ruan fakset me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia jonë tepër e lartë siguron që edhe detajet më të imëta transmetohen qartë kur dërgohen dokumenta.
Kuti boje për printer të-gjitha-në-një Kutia e bojës të-gjitha-në-një siguron përdorim pa mirmbajtje dhe dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendësoni kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, ngjyrë dhe njësitë e pastrimit - me një kuti boje lazer të mirëfillitë Canon dhe miltifunksionali juaj është aq i mirë si të ishte i ri.
* Bazuar në Standardin ITU-T Nr. Tabelës 1
|
|
 |
|