Canon i-SENSYS MF4010 i-SENSYS Multifunksionale me lazer
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
I lirë, kompakt dhe i lehtë për përdorim, kjo zgjedhje e plotë printimi, kopjimi, dhe skanimi me ngjyrë është ideale për përdorim në zyre të vogla dhe shtëpie. Printim-Fillestar i shpejtë dhe dalje të kualitetit të lartë sigurojnë prodhimtari maksimale.
|
|
Karakteristikat |
- Printer Të gjitha në një me çmim të ulët dhe lazer kompakt: printer, fotokopje, skaner me ngjyra
- Koha e kopjes së parë në më pak se 9 sekonda
- Performancë e shpejtë e Printimit të Parë
- 20 printime/kopje për minutë
- Printim me 1200x600dpi (i zmadhuar)
- Kuti boje për printer Të gjitha në një
|
|
| Zgjedhje e lirë, produktive dhe kompakte laserike për printim, kopjim dhe skanim |
|
Produktivitetë më i madhë në një hapsirë më të vogël Ky printer kompakt multifunksional laserik ofron printim, kopjim dhe skanim me ngjyrë të plotë në një njësi kompakte. I fortë dhe me stil, sjell nji performancë profesionale në tavolinën tuaj.
Pa pritje Printim-Fillestar në kohë prej më pak se 9 sekonda ju kursen kohë dhe shpejtësi rjedhshmërisë suaj. Ndeze dhe fillo printimin apo kopjimin menjëhere. Nga regjimi i fjetjes egziston virtualish zero kohë ngrohje me performancë Printim i Parë i Shpejtë. Ashtuqë nuk keni nevojë të pritni çdo herë që keni nevojë të printoni apo kopjoni disa faqe.
Efektshmëria elektike Teknologjia jone montuese Në-Kërkesë që mundëson Printimin e Parë të Shpejtë gjithashtu ndihmon në reduktimin e kostos së energjisë elektrike. E kombinuar me kutinë e bojës Në-Kërkesë, redukton harxhimin e energjisë elektrike për 75% ne krahasim me metodën tradicionale montuese me cilindër.
Printim laserik me shpejtësi dhe kualitet të lartë. Shpejtësia e printimit dhe kopjimit është 20 faqe në minutë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep printim cilësor profesional me lazer për tekstin dhe grafikat. Ju përfitoni edhe nga shpejtësia edhe nga cilësia, pa rrezik.
Skanim i gjithanshëm me ngjyra Skanoni dokumente dhe foto me ngjyra direkt në aplikimet kompjuterike, në email ose në skedarë PDF të kvrkueshëm. Një rezolucion i lartë 9600 x 9600dpi (i zgjeruar) siguron rezultate optimale. Konvertoni dokumente letre në dokumente të thjeshtë për t'u modifikuar dhe shkëmbeni dokumentet dixhitale duke përdorur MF Toolbox. Softueri OCR ka kërkim të thjeshtë në dokument duke përdorur fjalëçelës specifike.
Kuti boje e thjeshtë për printer Të gjitha në një Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të gjitha në një, duke i lënë në vend tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj shumëfunksional është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.
Trajtim i avancuar i letrës Sirtar letre me 250-fletë (maks. A4), sirtar shumëqëllimësh me letër të vetme dhe një sirtar me nxjerrje të madhe siguron trajtim fleksibël të letrës.
Rrjet produktiv Serveri i printerit opsional AXIS 1650 ofron printim produktiv nga rrjeti dhe skanim me ngjyra. I thjeshtë në konfigurim dhe vënie në punë, ai lejon që një grup pune i vogël të ndajë plotësisht këto funksione direkt nga kompjuterat e tyre të lidhur.
|
|
 |
|