Teknologji revolucionare ‘bojë e pastër’ Jepni biznesit tuaj një avantazh konkurues. Printoni foto cilësore profesionale, prezantime dhe materiale promovuese në letër të zakonshme, në sajë të teknologjisë së printimit revolucionare 'bojë e pastër' nga Canon.
Faksim Modemi i faksit Super G3 i dërgon fakset shpejt, në 3 sekonda për faqe*. Formimi i numrave është i shpejtë dhe i thjeshtë, me 8 thirrje të shpejta me një prekje dhe 100 numra të futur për të ruajtur të gjithë numrat tuaj të zakonshëm. Memoria e faksit me 250-faqe* ruan të gjithë fakset e ardhur nvse letra ose mboja mbaron, për printim të mëvonshëm.
Rendiment për zyrën Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 35-faqe rrit produktivitetin duke mundësuar skanimin dhe kopjimin në grup. Printimi dhe kopjimi automatik nga të dyja anët ulin kostot e letrës.
Ka dy sirtarë letre - një për letër të zakonshme dhe tjetra për media alternative si zarfa ose letër fotografike. Fillimi i shpejtë lejon pothuajse përdorim të menjëhershëm të funksioneve.
Printim dhe kopjim dokumentesh Printoni ose kopjoni dokumente me 28ppm në mono ose 23ppm me ngjyra. Teknologjia e avancuar e kopjimit siguron performancë me ngjyra të jashtëzakonshme.
Skanimi Rezolucioni 4800dpi jep skanime të mahnitshme me ngjyra. Skanoni direkt në PC, email ose PDF. Softueri MP Navigator EX e bën funksionimin të thjeshtë.
Softueri i Njohjes Optike të Saktë të Karaktereve konverton tekstin e printuar në dokumente elektronike të modifikueshme.
Ndërfaqja Ekrani LCD me ngjyra 4.5 cm siguron funksionim pa bezdisje pa përdorur një kompjuter.
Bojëra të vetme Të gjithë serbatorët me bojë të vetme mund të zëvendësohen një nga një, duke minimizuar harxhimin e bojës dhe duke maksimizuar kursimet. Një dritë inteligjente LED ndriçon për t'ju njoftuar kur një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë për zëvendësim.
Lidhshmëria Integrojeni këtë PIXMA në rrjetin tuaj Ethernet dhe të gjithë përdoruesit e lidhur mund të ndajnë funksionet e faksit, printimit, kopjimit dhe skanimit, duke kursyer para dhe kohë.
Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore laboratorike me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, në sajë të pikëzave të bojës 2pl dhe një rezolucion printimi i lartë 4800x1200dpi*.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 43 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga karta juaj e memories dhe aparati fotografik digjital ose videokamera me PictBridge.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë edhe kur printoni me softuerin e modifikimit të imazheve dhe direkt nga një kartë memorie.
Sistemet e shfrytëzimit I pajtueshëm me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet
|