Canon PIXMA MX330 Me injektim boje
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Rrisni gjithanshmërinë në biznesin tuaj me Inkjet të-gjitha-në-një Printim, Skanim, Kopjim, dhe Faksim. Një ADF 30-fletëshe rrit produktivitetin ndërsa monitori TFT me ngjyra 4,5cm mundëson përdorim të thjeshtë të pavarur.
|
|
Karakteristikat |
- Inkjet 4-në-1: Printim, Skanim, Kopjim, Faksim
- Shpejtësi cilësie lazeri 7,5/4,5 ipm (mono/me ngjyra)*
- Monitor TFT 4,5cm (1,8”)
- ADF 30-fletëshe
- Pikëza boje 2pl kuti boje FINE
- ChromaLife100+ **
- Skano për në disk USb
- PictBridge
- Bluetooth opsionale
|
|
| Të-gjitha-në-një për të racionalizuar detyrat e biznesit tuaj. |
|
Printime të mrekullueshme fotografishë dhe dokumentesh në sekonda Edhe dokumetet edhe fotografitë përfitojnë nga teknologjia FINE e kutisë së bojës të Canon-it, e cila përdor një kuti pigmenti boje të zezë për printim teksti superior, dhe një kuti boje me ngjyra e bazuar në ngjyra për të dhënë printime me shkëlqim dhe me cilësi laboratori fotografie dhe grafika të mrekullueshme me ngjyra.
Printime të shpejta cilësore lazer Shpejtësi e menjëherëshme dhe cilësi imazhi janë shenjat dalluese të sistemit FINE. Shpejtësi printimi standarde dokumentash prej 7,5 imazhesh për minutë (mono) dhe 4,5 imazhesh për minutë (me ngjyra), ndihmojnë që ju të rrisni prodhueshmërinë.*
Skanim dhe kopjim të lehtë me ADF 30-fletëshe Skanoni me clësi të lartë me rezolucion optik 1200x2400dpi. Një ushqyes automatik dokumentesh me 30-fletë (ADF) bën skanimin dhe kopjimin e një grumbulli dukementesh të lehtë. Kopjim i sistemuar, kopjim 2-në-1 dhe 4-në-1 për dokumente me shumë faqe kursen kohë dhe letër.
Regjimi i saknimit automatik analzion dokumente, skanon dhe ruan me cilësimet më të mira duke hequr procesin e përzgjedhjes manuale të gjatësisë.
Faksim i shpejtë Faksimi 33,6 kbps Super G3 është i shpejtë dhe i sigurt. Përdoreni si faks të pavarur ose dërgoni fakse direkt nga PC. ADF 30-fletëshe lejon faksimin e shumë faqeve me lehtësi.
Monitor TFT 4,5cm (1,8”) TFT i madh 4,5cm (1,8”) me ngjyra të plota lejon përdorim të lehtë të të gjitha funksioneve pa patur nevojë për një kompjuter.
Skanoni për në USB Një portë USB në pjesën ballore ju lejon juve të skanoni direkt në diskun USB për të ndarë me shpejtësi skedarët e skanuar.
Printim fotografie me FINE Një fotografi me cilësi laboratori 10x15cm pa bordura mund të printohet në vetëm 45 sekonda. Falë pikëzave të imta të bojës 2pl dhe rezolucionit të printimit deri 4800x1200dpi fotografitë janë të gjallërueshme dhe të lira nga kokrriza të dukshme.
ChromaLife100+ Sistemi** ChromaLife100+ siguron fotografi të mrekullueshme me jetëgjatësi deri 300 vjet nëpërmjet kombinimit të teknologjisë së kokave të printimit FINE të Canon-it, disa letrave fotografike të vërteta të Canon-it dhe boja me bazë ngjyrash.
PictBridge dhe Bluetooth opsional Porta PictBridge mundëson printim fotografishë direkt nga çdo aparat dixhital i pajtueshëm. Me përshtatësin opsional Bluetooth BU-30, printoni imazhe me valë nga çdo pajisje Bluetooth.
Softueri që përfshihet Softueri MP Navigator EX i Canon-it menaxhon skedarët e skanuar: konverton skanimet në PDF të kërkueshëm, të mbrojtura me fjalëkalime dhe përdor mbi 15 gjuhë OCR. Printoni fotografi të jashtëzakonshme duke përdorur softuerin Easy-PhotoPrint EX të Canon me funksione si korigjim automatik i syve të kuq dhe rregullim automatik i fotografisë.
Sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X.
*Shpejtësitë e printimit të bazuara në ISO/IEC FCD 24734 ESAT Për më shumë informacione mbi ChromaLife100 ju lutemi vizitoni www.canon-europe.com/chromalife100
|
|
 |
|