Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore laboratorike me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, në sajë të pikëzave të bojës 2pl dhe një rezolucion printimi i lartë 4800x1200dpi*.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 46 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga aparati juaj digjital ose videokamera me PictBridge.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë me softuerin e modifikimit të imazheve.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Printim dokumentesh Printoni dokumente me 22ppm në mono ose 17ppm me ngjyra.
Kopjim Printoni me 22cpm në mono ose 17cpm me ngjyra. Teknologjia e avancuar e kopjimit siguron performancë me ngjyra të jashtëzakonshme.
Teknologjia e ndarjes së tekstit dhe imazhit jep rezultate optimale kur teksti, grafikat dhe fotot kombinohen.
Skanim Rezolucioni 600dpi jep skanime të mira me ngjyra. Skanoni direkt në PC, email ose PDF. Softueri MP Navigator EX e bën çdo fazë të veprimeve më të thjeshtë, nga kërkimi i imazhit te modifikimi i dokumentit në PDF.
Skanoni printimet ekzistuese të fotove ose riprintojini ato për t'i ndarë duplikatet me familjet dhe miqtë ose skanojini fotot e venitura dhe sillini në gjendjen origjinale me softuerin e thjeshtë në përdorim.
Kutitë e bojës FINE Kutitë e bojës të avancuara FINE sigurojnë printim cilësor laboratorik të fotove dhe janë të thjeshta për t'u zëvendësuar me instalim me një klikim. Kutia e bojës e zezë siguron tekst të qartë, gjallërues për printim dokumentesh..
Efektshmëria Fillimi i shpejtë e bën PIXMA tuaj që të punojë shpejt, me përdorim të menjëhershëm funksionesh.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|