Faksim Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse mono dhe me ngjyra shpejt deri në 3 sekonda për çdo faqe*. Formimi i numrit është i shpejtë dhe i thjeshtë, me 40 butona me thirrje të shpejtë të koduar për të ruajtur numra të rregullt. Kujtesa e faksit me 100-faqe* ruan të gjithë fakset e ardhur nvse letra ose mboja mbaron, për printim të mëvonshëm.
Nuk ka më tekst të palexueshëm ose imazhe të shpërfytyruar në fakset e dërguar, në sajë të teknologjisë së fakseve me cilësi ultra të lartë të Canon me 256 ngjyra gri dhe ngjyra 24 bit.
Rendiment për zyrën Ushqyesi automatik i dokumenteve me 30-faqe trajton faksimin në grup, skanimin dhe kopjimin e shpejtë të dokumenteve, për të rritur produktivitetin. Fillimi i shpejtë lejon përdorim të menjëhershëm të funksioneve.
Printim dokumentesh Printoni dokumente me 30ppm në mono ose 20ppm me ngjyra.
Kopjim Printoni dokumente me 30cpm në mono ose 20cpm me ngjyra. Teknologjia e avancuar e kopjimit siguron performancë me ngjyra të jashtëzakonshme.
Ndarja e tekstit dhe imazhit jep rezultate optimale kur teksti, grafikat dhe fotot kombinohen. Kopjoni zonën e saktë që dëshironi me funksionet e fshirjes së kornizës, prerjes dhe maskimit.
Skanim Rezolucioni 2400dpi jep skanime të mahnitshme me ngjyra. Skanoni direkt në PC, email ose PDF. Softueri MP Navigator EX e bën çdo fazë të veprimeve më të thjeshtë.
Softueri i Njohjes Optike të Karaktereve konverton tekstin e printuar në mënyrë të përkryer duke siguruar dokumente elektronike të modifikueshme pa bezdisjen e rishtypjes.
Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore laboratorike me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, në sajë të pikëzave të bojës 2pl dhe një rezolucion printimi i lartë 4800x1200dpi*.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 46 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga karta juaj e kujtesës dhe aparati fotografik dixhital ose videokamera me PictBridge.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë me softuerin e modifikimit të imazheve.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Ndërfaqja Ekrani LCD me ngjyra 4.5 mm e bën printimin direkt nga karta e kujtesës të thjeshtë, pa përdorur PC.
Bojëra të vetme Të gjitha 4 serbatorët me bojë të vetme mund të zëvendësohen një nga një, duke minimizuar harxhimin e bojës dhe duke maksimizuar kursimet. Një dritë inteligjente LED ndriçon për t'ju njoftuar kur një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë për zëvendësim.
Lidhja Integrojeni këtë PIXMA në rrjetin tuaj Ethernet dhe të gjithë përdoruesit e lidhur mund të shkëmbejnë funksionet produktive të faksit, printimit, kopjimit dhe skanimit duke u kyrsyer ju para dhe kohë.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|