Kompakt Dixhital

Canon PowerShot SX60 HS

Eksploroni nga larg detajet e botës së egër me një kamerë Wi-Fi me zmadhim 65x - duke kombinuar argëtimin me kontrollin ekspert.

Përfitimet

  • Eksploroni detaje të largëta si kurrë më parë me zmadhimin gjigant 65x

  • I shpejtë dhe fleksibël, kështu do të merrni gjithmonë pozën që doni

  • I ndërtuar duke pasur në mendje zmadhimin e madh dhe rehatinë

  • Provoni pozat e bukura, të qarta dhe filmat e lëmuar me HD të plotë - ditën ose natën

  • Shkrepni në distancë dhe ndani me lehtësi duke përdorur Wi-Fi dhe NFC

Veçoritë e detajuara

  • Shkrepni shumë larg dhe gjerë.

    Kapni një gamë të gjerë pozash të bukura. Me zmadhimin e jashtëzakonshëm 65x dhe këndin ultra të gjerë 21mm mund të shkrepni çdo gjë nga afrimet jashtëzakonisht të detajuara të botës së egër deri në peisazhet mahnitëse.

  • Ndjekje e subjektit me lehtësi

    Është e thjeshtë të mbani nën vëzhgim subjektet e largëta me zmadhimin e madh. Thjeshtë shtypni një buton dhe Zoom Framing Assist largon përsëri kamerën nga skena në mënyrë që të gjeni përsëri subjektin dhe zmadhon përsëri në momentin që lëshohet. Metoda e përmirësuar Auto Mode largon kur subjekti fillon të largohet nga kuadroja dhe ju ndihmon t'i mbani subjektet në një madhësi të caktuar.

  • Shkrepje e rehatshme, palëvizur

    E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike. Një Pamor Elektronik ofron manovrim ngjashëm SLR dhe ju lejon të shikoni qartë në kushte shumë të shndritshme. Motori Ultra Sonik (USM) siguron fokus dhe zmadhim të shpejtë, të heshtur.

  • Cilësi e shkëlqyer në çdo dritë

    Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon – me DIGIC 6 dhe një sensor CMOS 16.1 MP - ju jep cilësi mahnitëse imazhi dhe shkëlqen në dritë të ulët. Kështu është e lehtë të kapni atmosferën e vërtetë të momentit pa përdorur blic ose tripod.

  • Rezultate të mprehta në çdo rast

    Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi të mprehta, të detajuara edhe kur shkrepni në zmadhim të plotë apo me kamerën në dorë në ndriçim të ulët. Plus filmat tuaj do të jenë jashtëzakonisht të qëndrueshëm falë Enhanced Dynamic IS me 5 akse.

  • Kapni gjithmonë momentin.

    Jeta fluturon. Mos humbisni asnjë moment të çmuar dhe kapni aksionin e momentit me operimin super reagues dhe shkrepjen e vazhdueshme në shpejtësi të lartë.

  • Imazhe mahnitëse me lehtësi

    Shkrepni pa mundim foto ose filma fantastik me Smart Auto. Argëtohnji me përmbledhjen e filmave HD (720p) të gjithë pozave të ditës me Hybrid Auto.

  • Filma realistë në majë të gishtave tuaj.

    Bërja e filmave mahnitës është e lehtë. Me prekje të një butoni mund të shkrepni filma të ëmbël, realistë Full HD në 60p, me zë stereo të fortë e të qartë falë kontrollit dhe zmadhimit të heshtur. Gjithashtu mund të lidhni një mikrofon të jashtëm dhe të kontrolloni manualisht nivelet e zërit në kamera për më shumë fleksibilitet.

  • Merrni kontrollin

    Eksploroni aftësitë tuaja kreative. Kapni fotografi dhe filma me kontrollet e ekspozimit të plotë. Hapni një botë të re mundësish me RAW dhe aksesorët e Sistemit EOS.

  • Lidhuni në Wi-Fi

    Provoni lirinë e Wi-Fi Ngarkoni imazhe dhe filma në rrjetet sociale - direkt nga kamera. Ose transferojini ato në smartfonin ose tabletin tuaj duke përdorur butonin Mobile Device Connect dhe NFC. Përdorni aplikacionin Canon CameraWindow për të kontrolluar në distancë kamerën nga smartfoni juaj dhe provoni ruajtjen e lehtë në PC dhe cloud me Image Sync.

Specifikimet

  • Ultrazmadhim 65x me kënd ultra të gjerë

  • Zmadhim deri në 130x me cilësi të shkëlqyer

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • CMOS 16.1 megapiksel

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Gjeni subjektin tuaj me lehtësi në zmadhimin e plotë

  • Kthejeni nga ana tjetër për t'a parë në çdo kënd

  • Pamor i mprehtë dhe i qartë i jashtëm

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Fokusi automatik super i shpertë dhe regjistrimi i vazhdueshëm në RAW

  • RAW në raporte të ndryshme

  • Filma më të ëmbël 1080p

  • Aperture, shkrehësi dhe kontrol ISO në filma

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Kap HDR-në pa një trekëmbësh

  • Kontrollojeni kamerën me një smartfon

  • Vendos mikrofon opsional

PowerShot_SX60

Çfarë ka në kuti

  • Kamera Dixhitale PowerShot SX60 HS

  • Kapak Lenteje (me rrip)

  • Rrip qafe NS-DC11

  • Paketa e baterisë NB-10L

  • Ngarkues baterie CB-2LCE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit