Kompakt Dixhital

Canon PowerShot SX520 HS

Një kamerë për çdo moment të veçantë.

Përfitimet

  • Një kamerë praktike, kompakte për në shtëpi ose kur jeni larg

  • Rezultate me cilësi të lartë për të cilat do të jeni krenar t'ua tregoni të tjerëve

  • Kapni me lehtësi të gjitha pozat që dëshironi - ditën ose natën

  • Eksperimentoni dhe argëtohuni me kontrollin kreativ

  • Filma të bukur Full HD në majë të gishtave tuaj

Veçoritë e detajuara

  • Fuqia e zmadhimi parktike

    Kapni çdo gjë nga distancat e largëta me detaje mahnitëse deri në fotot e shkëlqyera në grup dhe peizazhet mahnitëse me këtë kamerë kompakte 'bridge'. Është e pajisur me zmadhim të madh optik 42x në një trup të vogël, të lehtë që mund të merret me lehtësi kudo me vete.

  • Mbani në vëzhgim subjektin pa u munduar.

    Është e thjeshtë të mbani nën vëzhgim subjektet e largëta me zmadhimin e madh. Thjeshtë shtypni një buton dhe Zoom Framing Assist largon përsëri kamerën nga skena në mënyrë që të gjeni përsëri subjektin dhe zmadhon përsëri në momentin që lëshohet. Metoda e përmirësuar Auto largon kur subjekti del nga kuadroja dhe ju ndihmon të gjeni subjektit me një përmasë të caktuar.

  • Shkrepje e rehatshme, palëvizur

    E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike.

  • Shkrepje të qartë në çfarëdo ndriçimi

    Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon shkëlqen në dritë të dobët në mënyrë që të jetë e lehtë të kapni atmosferën reale të momenteve të çmuara pa përdorur flesh ose tripod. 16.0 Megapiksel do të thotë që mudn të provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhe me detaje dhe printime me përmasë posteri.

  • Rezultate të mprehta në çdo rast

    Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatiksiht dhe siguron fotografi të mprehta, të detajuara dhe vide të njëtrajtshme kur shkrepni në zmadhim të plotë apo me kamerën në dorë në ndriçimin të ulët.

  • Imazhe mahnitëse me lehtësi

    Shkrepja e fotove ose filmave fantastikë është e thjeshtë me Smart Auto, e cila zgjedh parametrat perfekte të kamerës - në çfarëdo skene. Hybrid Auto krijon një përmbledhje argëtuese filmi HD (720p) të të gjitha shkrepjeve të ditës.

  • Kapni gjithmonë momentin.

    Jeta fluturon. Mos i humbisni momentet e çmuara dhe kapni aksionet mahnitëse me këtë kamerë shumë të shpejtë e cila është e pajisur me shkrepje të vazhdueshme në shpejtësi të lartë.

  • Luani me kreativitetin tuaj

    Mahnitni familjen dhe miqtë me aftësitë tuaja kreative. Creative Shot kap në mënyrë inteligjente gjashtë imazhe të të njëjtit subjekt me efekte të ndryshme artistike. Ose eksploroni një sërë metodash kreative - nga shtimi i efektit të syrit të peshkut deri në bërjen e skenave në foto ose filma të duken si modele në shkallë miniaturë.

  • Përmirësoni aftësitë tuaja

    Eksploroni mundësitë kreative të kontrollit Full Manual. Eksperimentoni me ndriçimin që hyn në kamera për të shtuar aftësitë tuaja fotografike dhe çojeni kreativitetin tuaj në nivelin tjetër.

  • Filma realistë në majë të gishtave tuaj.

    Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit mund të shkrepni filma mahnitës Full HD në 30fps me zë stereo. Shkrepni kur jeni në lëvizje dhe përsëri mund të provoni rezultate mahnitëse, të qarta.

Specifikimet

  • Ultrazmadhim 42x me kend ultra të gjerë

  • Zmadhim deri në 84x me cilësin të shkëlqyer

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • CMOS 16.0 megapiksel

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Gjeni subjektin tuaj me lehtësi në zmadhimin e plotë

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Filma 1080p

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Kontroll shtesë

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • 10 poza në sekondë në metodën e shpërthimit

  • Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

PowerShot_SX520_HS

Çfarë ka në kuti

  • PowerShot SX520 HS

  • Rrip qafe NS-DC11

  • Kapak për lentën

  • Paketa e baterisë NB-6LH

  • Karikuesi i Baterisë CB-2LYE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit