Kompakt Dixhital

Canon PowerShot SX410 IS

Kapni momentet e veçanta në foto dhe filma HD me këtë kamerë mini 'bridge' familjare.

Përfitimet

  • Një kamerë e vogël, e gjithanshme me zmadhim 40x për çdo rast

  • Kapni detaje mahnitëse me 20,0 MP

  • Detaje të mprehta dhe filma të qëndrueshëm me Intelligent IS

  • Poza më të qëndrueshme dhe shkrepje e rehatshme nga ndërtimi

  • Shkrepjet fantastike janë të lehta për këdo me opsionin Inteligjent automatik

Veçoritë e detajuara

  • Kapni çdo detaj në çdo drejtim

    Eksploroni dhe kapni me lehtësi detajet e plota të subjekteve në largësi. Një zmadhim i madh optik 40x përshtatet me kujdes në një trup të vogël të stilit "bridge" që është i lehtë për t'u mbajtur, në çdo rast. Nxirrni fotografi të shkëlqyera të grupeve dhe panorama mahnitëse me këndin ultra të gjerë 24 mm.

  • Detaje të jashtëzakonshme për kujtimet tuaja më të mira

    Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër ose pritini fotografitë tuaj me elasticitet për të krijuar printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve.

  • Rezultate të bukura dhe të qarta në çdo rast

    Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta, të detajuara - edhe me zmadhim të plotë ose me kamerën në duar në ndriçim të ulët.

  • Filma HD në majë të gishtave tuaj

    Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me një prekje të një butoni mund të regjistroni me lehtësi filma fantastikë pa dridhje në HD (720p) - edhe kur regjistroni në lëvizje.

  • Shkrepje e rehatshme, palëvizur

    E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike.

  • Imazhe mahnitëse me lehtësi

    Nxjerrja e fotografive ose filmave të shkëlqyer është e thjeshtë me opsionin Inteligjent automatik, i cili zgjedh parametrat e përsosur të kamerës - në çdo skenë. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni.

  • Luani me kreativitetin tuaj

    Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.

  • Modaliteti Eko

    E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Eco Mode ul konksumin e baterisë kështu që mund të kapni pë shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë të karikueshme Lithium-ion.

Specifikimet

  • Zmadhimi ultra 40x me kënd ultra të gjerë

  • Zmadhimi deri në 80x me një cilësi të shkëlqyer

  • 20 Megapiksel

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Filma 720p

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Optimizon pozat e njerëzve

  • Efekte të ndryshme për më shumë krijueshmëri

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Në përputhje me Canon Connect Station

PowerShot_SX410_IS WITB Black

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale PowerShot SX410 IS

  • Rripi i kyçit WS-DC12

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Kapak për lentën 

  • Takëmi i manualit të përdoruesit