Zmadhim optik 10x me IS optik I përshtatur me teknologjinë Stabilizues optik i imazhit për t'iu kundërvënë efektit të dridhjes së kamerës - dhe si rrjedhim për të dhënë rezultate të mprehta, pa turbullime në të gjithë diapazonin e zmadhimit - një zmadhim optik 10x i sjell edhe subjektet më të largëta në pamje.
9,0 Megapiksel Një sensor 9.0 Megapiksel kap nivelet e mjaftueshme të detajeve për printime posterash ose prerje krijuese.
DIGIC III me iSAPS Procesori DIGIC III i Canon jep kohë reagimi të shpejta si rrufeja, riprodhim të shkëlqyer ngjyre dhe reduktim të mrekullueshëm të zhurmës. Teknologjia iSAPS përdor të dhënat e skenës së fotove për të optimizuar cilësimet e aparatit fotografik bile para se të bëhet një foto.
Teknologji e Zbulimit të Fytyrës Bëni portrete të përkryera, gjithmonë. Zbulimi i fytyrës AF/AE/FE/WB zbulon deri në nëntë fytyra dhe përshtat fokusin, ekspozimin, cilësimet e blicit dhe rregullimin e ngjyrave - duke prodhuar rezultate optimale me tone lëkure me pamje natyrale. Zgjedhja e Fytyrës dhe Ndjekja ju lë juve të zgjidhni dhe ndiqni subjektin tuaj primar, kështu që ju nuk e humbni asnjëherë një fytyrë të veçantë në turmë.
Korrigjim automatik i syrit të kuq Hiqeni syrin e kuq të shëmtuar nga fotot - ose me anë të korrigjimit automatik direkt mbas bërhes së fotografisë ose me korrigjimin manual ose automatik në rihapje.
S'ka më turbullim Bëni foto të mrekullueshme, të paturbulluara, madje edhe në distancat me zmadhim të madh ose në dritë të dobët. I aktivizuar në ISO e lartë automatike, Teknologjia e zbulimit të lëvizjes përdor Teknologjinë e zbulimit të fytyrës, Stabilizuesin optik të imazhit dhe informacionin e skenës - edhe në ndriçimin e skenës dhe ndryshimit ndërmjet kuadreve individuale - për të identifikuar lëvizjen e subjektit dhe tronditjen e kamerës. ISO është gjithashtu e optimizuar për turbullim minimal dhe cilësim imazhi maksimale.
LCD 3,0" Një ekran i bollshëm 3,0” LCD me kënd të gjerë shikimi e bën kuadrimin dhe rishikimin e fotografive të këndshëm.
Regjimet e bërjes së fotove dhe Ngjyrat e mia 20 Regjime fotografimi të dedikuara japin fotografime të shkëlqyera në një diapazon të madh të kushteve të ndriçimit. Regjimi i thjeshtë lejon veprim të thjeshtë ‘Drejto dhe fotografo’, ndërsa përdoruesit me përvojë mund të eksperimentojnë me kontroll të plotë manual. Përfshirja e Ngjyrat e mia ju lejojnë që të shtoni efekte filtrash si bardhë e zi ose gjatë fotografimit ose rihapjes.
ISO 1600 Një cilësim ISO 1600 me shpejtësi të lartë u lejon që të merrni foto të ekspozuara si duhet në kushte të ambienteve të brendshme ose kushte të tjera me dritë të dobët, pa përdorur blicin.
Opsionet e filmit Bëni ekstrakte filmash VGA të qetë me 30fps me prekjen e një butoni. Një opsion i veçantë Luajtje e gjatë përdor rreth gjysmën e hapësirës normale të kartës së kujtesës.
|