Kompakt Dixhital

Canon PowerShot N2

Shkrepni, krijoni dhe ndani jetën nga çdo kënd me këtë kamerë minimalilste me Wi-Fi.

Përfitimet

  • Luani me krijimtarinë tuaj me Shkrepjen krijuese

  • Regjistroni "në çdo drejtim" falë dizajnit unik simetrik

  • Nxirrni selfin e përsosur me një ekran me prekje me anim lart

  • Shijoni rezultatet mahnitëse me Sistemin HS dhe Stabilizimin inteligjent të imazheve

  • Ndani me lehtësi dhe regjistroni në largësi me Wi-Fi dhe NFC

Veçoritë e detajuara

  • Origjinaliteti me lehtësi

    Habisni familjen dhe shokët tuaj me aftësitë tuaja krijuese. Shkrepja krijuese regjistron me zgjuarsi pesë imazhe shtesë të subjektit origjinal në një larmi mënyrash artistike dhe të mahnitshme. Ose mund të regjistroni me lehtësi filma argëtues me efektet e ndryshme të zgjuara krijuese, për të cilat do të jeni krenarë kur t'i ndani me Filmin e shkrepjes krijuese.

  • Autoportrete selfi të mrekullueshme

    Nxirrni selfin më të mirë me sfondet e bukura të shfokusuara dhe efektet e ëmbla të lëkurës me Modalitetin e autoportretit, i cili hapet automatikisht kur e ktheni ekranin deri në fund.

  • E ndryshme në dizajn

    Bëni përshtypje me një dizajnë unik. Kjo kamerë simetrike me trup metali është shumë ndryshe me një stil ultramodern minimalist - mjaft e vogël për ta mbajtur në xhep dhe mjaft elegante për ta marrë kudo me vete.

  • Regjistrim me lehtësi nga çdo kënd

    Eksploroni këndet krijuese të regjistrimit. Falë Unazave të zmadhimit dhe shkrepjes së kamerës, mund të regjistroni "në çdo drejtim", thjesht rregulloni zmadhimin duke e rrotulluar dhe nxirrni fotografinë duke shtypur në çdo drejtim. Shikimi paraprak i pamjeve në kënde është i lehtë falë një ekrani me prekje 7,1 cm (2.8”) me anim lart 180°, i cili lejon një përdorim të lehtë dhe intuitiv me prekje.

  • Shkrepje të qartë në çfarëdo ndriçimi

    Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon shkëlqen në dritë të dobët në mënyrë që të jetë e lehtë të kapni atmosferën reale të momenteve të çmuara pa përdorur flesh ose tripod.

  • Rezultate të mprehta në çdo rast

    Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta dhe me detaje edhe kur regjistroni detajet e subjekteve në largësi me zmadhimin opotik të plotë 8x ose me kamerën në dorë në një ndriçim të ulët.

  • Imazhe mahnitëse me lehtësi

    Shkrepni pa mundim foto ose filma fantastik me Smart Auto. Argëtohnji me përmbledhjen e filmave HD (720p) të gjithë pozave të ditës me Hybrid Auto.

  • Filma realistë në majë të gishtave tuaj.

    Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit mund të shkrepni filma mahnitës Full HD në 30fps me zë stereo. Regjistroni në lëvizje dhe shijoni përsëri rezultate mahnitëse dhe të qarta.

  • Lidhuni me lehtësi me Wi-Fi

    Provoni lirinë e Wi-Fi Transferoni me lehtësi imazhet dhe filmat te smartfoni ose tableti juaj me Butonin e lidhjes së pajisjes celulare dhe me NFC. Ose ngarkojini imazhet dhe filmat në rrjetet sociale - drejtpërdrejt nga kamera. Përdorni aplikacionin "Canon Connect" për ta telekomanduar kamerën nga celulari dhe për të përfituar kopje praktike rezervë nga kompjuteri dhe celulari me anë të "Image Sync".

Specifikimet

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë

  • CMOS 16.1 megapiksel

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • Zmadhoni dhe rregjistroni në çdo mënyrë lart

  • Përkuleni për të rregjistruar lart ose poshtë

  • Nxirrni autoportrete të shkëlqyera

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 58 skenave

  • Filma 1080p

  • NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

  • Kontrollojeni kamerën me një smartfon

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer

  • Në përputhje me Canon Connect Station

PowerShot_N2 WHT WITB

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale PowerShot N2

  • Rripi i kyçit WS-800 

  • Paketa e baterisë NB-9 

  • Përshtatës Kompakt Energjie CA-DC30E

  • Kabllo AC 

  • Kabllo i ndërfaqes IFC-400PCU

  • Paketa e manualit të përdoruesit