Kompakt Dixhital

Canon IXUS 285 HS

Futni stilin dhe performancën në xhepin tuaj me këtë IXUS me zmadhim 12x - ndani pa u munduar me Wi-Fi dhe NFC.

Përfitimet

  • Një kamerë IXUS e lehtë, elegante që mund ta mbani me vete gjatë gjithë kohës

  • Regjistroni video të shkëlqyera në Full HD me prekjen e një butoni

  • Lidheni, ndani dhe regjistroni me lehtësi në largësi

  • Shijoni cilësinë që meritojnë kujtimet tuaja

  • Luani dhe eksperimentoni me krijimtarinë tuaj

Veçoritë e detajuara

  • Stili në xhepin tuaj

    Kjo kamerë IXUS jashtëzakonisht e hollë dhe elegante me trup metalik është e lehtë për t'u mbajtur kudo ku shkoni dhe ka një lente elastike 25 mm ultra të gjerë me zmadhim optik 12x dhe me ZoomPlus 24x; kështu që mund të regjistroni me lehtësi çdo moment, afër ose larg, me fotografi dhe video me cilësi të mrekullueshme. Zmadhimi automatik ju ndihmon të zgjidhni inkuadrimin më të mirë me prekjen e një butoni.

  • Video në Full HD në çast

    Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në Full HD (1080p) në formatin MP4. Provoni larminë krijuese në regjistrimin e videove duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të qëndrueshme falë Stabilizuesit dinamik të imazhit.

  • Lidhje të shpejta

    Lidhuni me pajisjen tuaj inteligjente të përshtatshme me vetëm një trokitje duke përdorur Wi-Fi me NFC-në dinamike për të ndarë me lehtësi. Përdorni Sinkronizimin e imazheve për të krijuar automatikisht kopje rezervë të imazheve të reja te shërbimet e resë kompjuterike dhe regjistroni fotografi të shkëlqyera në grup me Regjistrimin në largësi pa tela nga pajisja juaj inteligjente. Butoni i Wi-Fi ofron një shkurtore të shpejtë dhe të lehtë për funksionet e lidhjes.

  • Cilësi e mrekullueshme

    Shijoni imazhe të detajuara me cilësi të jashtëzakonshme - edhe në ndriçim të dobët - falë sensorit CMOS me 20,2 megapikselë dhe përpunimit të DIGIC 4+. Një Stabilizues optik inteligjent i imazhit siguron fotografi të qarta dhe video të qëndrueshme në çdo situatë, ndërkohë që ekrani i madh LCD 7,5 cm (3,0”) ju lejon të regjistroni dhe t'i rishikoni me lehtësi.

  • Një krijimtari me lehtësi

    Me prekjen e obturatorit, Shkrepja krijuese analizon automatikisht skenën dhe krijon 5 imazhe unike shtesë të fotografisë origjinale. Afrohuni dhe regjistroni detajet e mahnitshme me makron 1 cm ose thjesht drejtojeni dhe regjistroni me funksionin Automatik hibrid dhe lëreni kamerën të krijojë automatikisht një video përmbledhëse argëtuese në HD (720p) për ditën tuaj.

Specifikimet

  • Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë

  • Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer

  • CMOS 20.2 megapiksel

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Filma 1080p

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Akses i thjeshtë me funksionet e Wi-Fi

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Modifikon një album videoje në mënyrë inteligjente me një prekje

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Kontrollojeni kamerën me një smartfon

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale IXUS 285 HS

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit