Regjistrim me kartë kujtese Filmoni filma magjepsës HD të plotë në karta kijteseSDHC. Të ç'montueshme dhe të lehta për tu shpërndarë, ruani mbi 12 orë në një kartë 32GB.
Sistem Kamera Canon me HD Shihni përfitimiet e Sistemit të Kamerës HD të Canon-it. Kombinimi i një sensori CMOS HD e plotë 3,3 MP, një lente video HD me zmadhim optik 15x e Canon-it, dhe procesorit tepër të shpejtë DIGIC DV III japin cilësi filmimi të mrekullueshme HD të plotë. Me cilësimet më të larta, filmat kapen me 24 Mbps.
Video të mrekullueshme të bëra thjeshtë Teknologji të lehta për tu përdorur e bëjnë filmimin të thjeshtë. AF e menjëhershme arrin fokus të mrehtë si gjilpëra me shpejtësi, ndërsa një OIS me distancë të madhe OIS parandalon dridhjen e kamerës që të mos prishen filmimet. Mbështetur nga DIGIC DV III, Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës përsos cilësimet e filmimit për filmime perfekte njerëzish – deri në 35 fytyra në një kuadër.
Me madhësi për t'u futur në xhep Duke peshuar vetëm 340g, LEGRIA HF200 mund të meret kudo – një partner video i përkryer, kudo që ju shkoni.
Video e çastit Video e çastit e bëjnë krijimin e filmave për tu shpërndarë të lehtë. Sa herë që shtypet butoni i regjistrimit, kapet një klip i shkurtër 4 sekondësh. Thjeshtë shtoni klipe në një listë luajtje, zgjidhnji një muzikë, dhe filmimi juaj është menjëherë gati për tu parë në një TV – nuk ka nevojë për përpunim në një PC. Kaloni muzikë në kartën e kujtesës me softuerin e transferimit të muzikës.
Filmim i menjëhershëm Me startim të shpejtë dhe para REGJ ju jeni gjithmonë gati. Nga gatishmëria, duke hapur monitorin LCD kamera ndizet në rreth një sekondë. Para REGJ vazhdimisht ruan 3 sekonda filmim ndërsa kamera është e ndezur: kur shtypni Regjistrim, ju gjithashtu kapni 3 sekondat e mëparshëm.
Mundësi krijuese LEGRIA HF200 mbështet zgjerimin e hapësirës së ngyrave e Ngjyrave x.v.Color. Nëse filmimet shihen në një TV HD të pajstueshëm, ngjyrat duken më mirë se gjitmonë. Zgjidhni regjimin Cinema 25p për të bërë filmime që kanë pamjen tradicionale të filmit, ose për filmim të përmirësuar në kushte me ndriçim të dobët.
Vazhdoni të filmoni Shkrepni fotografi me rezolucion të lartë 3,3MP. Ose, në regjim dual filmimi, kapni imazhe të palëvizëshme 2MP në çdo kohë gjatë regjistrimit të videos pa ndryshuar regjimet – kontrollet janë vendosur në automatik për ta bërë të lehtë. Vrulli i fotografive kap 25 imazhe të palëvizshme nga një material filmik i dytë i regjistruar.
Audio më e mirë Një hyrje mikrofoni ju lejon juve të lidhni një mikrofon të jashtëm për të regjistruar audio më të mirë – monitoroni nivelet duke përdorur fishën e kufjeve. Kontrolet manuale të audios ofrojnë precozion edhe më të lartë.
Softueri Me softuer PIXELA™ të furnizuar përpunoni dhe ndani filmimet tuaja HD. Me shkruesin DW-100 DVD të Canon-it (i disponueshëm veças), shkruani thjeshtë një DVD.
|