no consumer

LEGRIA për auto-portrete krijuese

Publiku juaj po ju pret - prezantoni krijimtarinë tuaj në Full HD nga një këndvështrim i ri. Videokamerat e serisë mini ofrojnë një model unik kompakt dhe jashtëzakonisht praktik për lëvizje - me një lentë me kënd ultra të gjerë, një ekran LCD me kënd të ndryshueshëm dhe mbështetëse të integruar - kështu që shumë lehtë mund ta vendosni veten në kuadër dhe të regjistroni më shumë nga mjedisi që ju rrethon. Lidhja Wi-Fi e integruar ju lejon që me shumë lehtësi të ndani, të transmetoni, të kontrolloni dhe të monitoroni në largësi krijimet tuaja, ndërsa audioja superiore bën që zëri të tingëllojë po aq bukur sa edhe pamja e tyre.

LEGRIA-mini-Kënd

| LEGRIA mini|

  • Lente me kënd të gjerë 170°
  • Ekrani LCD me kënd të ndryshueshëm; mbështetësja e integruar
  • Mikrofoni stereo
  • Wi-Fi: ndarja e thjeshtë

LEGRIA mini X

LEGRIA mini X

  • Lente me kënd të gjerë 170°
  • Ekrani LCD me kënd të ndryshueshëm; mbështetësja e integruar
  • Mikrofoni stereo i madh; moduli PCM linear
  • Wi-Fi: monitorimi në largësi dhe ndarja me lehtësi

Qëndroni në kuadër

Shkëlqeni në filmat tuaj. Vendoseni me lehtësi veten në kuadrin e kamerës nga çdo kënd dhe regjistroni më shumë nga mjedisi rrethues me anë të lentës me kënd ultra të gjerë dhe ekranin novator me prekje me kënd të ndryshueshëm - hapeni dhe mund të shikoni veten tuaj drejtpërdrejt në ekranin LCD.

Me mbështetësen unike të integruar, nuk do të keni nevojë për stativ dhe mund ta anoni me lehtësi kamerën tuaj LEGRIA për të shtuar këndvështrime të ndryshme në krijimtarinë tuaj.

Me serinë LEGRIA mini, mund të bëni edhe fotografi unike që ofrojnë një rezolucion të lartë dhe zhurmë më të ulët falë Sistemit HS nga Canon. Me një kënd pamje 170° dhe opsionet për regjistrime më konvencionale si fotografia në lëvizje dhe regjistrimi nga afër, mund të shprehni më shumë nga vetja.

Frame yourself
Broadcast yourself

Publikoni krijimet tuaja

Publikoni krijimtarinë tuaj kudo dhe me këdo me opsionin Wi-Fi të integruar. Mund t'i ngarkoni krijimet tuaja në rrjetet sociale si në YouTube dhe në Facebook, si dhe t'i shikoni materialet tuaja me valë në pajisjen tuaj inteligjente ose në një HDTV.

Me anë të një smartfoni ose tablete, mund ta kontrolloni kamerën tuaj LEGRIA në largësi dhe të shijoni përdorimin e një larmie opsionesh të ndarjes dhe të transmetimit të drejtpërdrejtë.

Me LEGRIA mini X, mund edhe të monitoroni në largësi çfarë ndodh në shtëpi kur jeni larg.

Audio Zhytëse

Krijoni filma me tinguj po aq të bukur sa edhe pamja e tyre.

Regjistroni tingujt me një cilësi origjinale si në CD me kamerën LEGRIA mini X, që përfshin një mikrofon stereo të madh - me një raport të lartë sinjali-zhurme dhe gamë dinamike të gjerë - regjistrimin pa ngjeshje të modulimit PCM linear dhe kontrollin manual.

Për një regjistrim superior dhe të thjeshtë të audios, LEGRIA mini ka një mikrofon stereo me cilësi të lartë dhe opsionin Audio Scene Select (Zgjedhja e skenës së audios) - thjesht zgjidhni nga 5 skena dhe parametrat e audios do të rregullohen automatikisht.

Immersive Audio