spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Videokamera HD LEGRIA > HG20 spacer image spacer image
spacer image

Canon HG20
Videokamera HD LEGRIA

Produktet e arkivuara

HG20

Ruani mbi 22 orë me filma me pamje të mrekullueshme HD të plotë 1920x1080 në HDD 60 Gb të videokamerës. Lidhuni me lehtësi te një TV me HD, ngarkoni filmimet në web ose i shkruani filmat në disqe DVD ose Blu-ray.

Karakteristikat

  • Mbi 22 orë HD (60 Gb HDD)
  • Regjistrim i dyfishtë: HDD dhe kartë kujtese SDHC
  • 1920x1080 HD e plotë (24 Mbps)
  • Sistem Kamera Canon me HD
  • AF e menjëhershme
  • OIS me super distancë
  • Mundësi krijuese
  • Hyrje mikrofoni dhe kontroll manual të zërit
  • Sistem fleksibël
  • Softuer me mbështetje për disk Blu-ray
Aventura juaj Full HD fillon këtu.



Filmoni mbi 22 orë
Aventura juaj fillon me HG20… Ruani mbi 22 orë filma HD të plotë në një disk të ngurtë (HDD) 60Gb – e përkryer për çdo aventurë, të gjatë ose të shkurtër.

Regjistrim i dyfishtë
Me sistemin e Canon të regjistrimit të dyfishtë, zgjidhni sesi të regjistroni. Kur nuk ka media rezervë gati, ruajini filmat në HDD. Gjithashtu filmoni në kartat e kujtesës SDHC: kartat janë një mjet i shkëlqyer për shkëmbim dhe gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të shtuar kapacitet shtesë.

1920x1080 HD i plotë
HG20 regjistron video 1920x1080 Full HD – e përkryer për shfaqje në një TV Full me HD. Pesë cilësime cilësore regjistrimi janë të disponueshme: me cilësimin më të lartë filmat HD kapen me 24 Mbps – shpejtësia maksimale e mundshme e të dhënave, për cilësi maksimale të mundshme të pamjes.

Sistem Kamera Canon me HD
Sistemi i Kamerës me HD të Canon është kombinimi unik i një Lenteje video HD të Canon me zmadhim optik 12x, një sensor 3,3MP Full HD CMOS nga Canon dhe procesori i fuqishëm DIGIC DV II. Të gjithë këta komponentë prodhohen në mënyrë ekskluzive nga Canon dhe janë optimizuar për të punuar në mënyrë të përkryer së bashku – për cilësi të shkëlqyer HD.

AF e menjëhershme
E projektuar për filmim në HD, AF e menjëhershme është mënyra më e thjeshtë për të arritur fokusim automatik shumë të saktë me shpejtësi. Kur fokusohet manualisht, mjetet Ndihma e fokusimit (Zmadhim dhe Përqëndrim) janë të disponueshme.

Stabilizuesi Optik i Imazhit me Diapazon të Jashtëzkonshëm
I efektshëm për vibrimet e frekuencave të ulëta dhe të larta, OIS me interval super kompenson për pothuajse çdo lloj lëvizje: nga vibrimet e ngadalta që shoqërohen me frymëmarrjen te tronditja e shpejtë nga udhëtimi me makinë.

Krijimi
Një sërë veçorish krijuese janë të disponueshme, duke përfshirë Regjimin e kinemasë 25p, për një pamje si nëpër filma dhe 11 regjimet AE të Programit.

Audio e mrekullueshme
Lidhni një mikrofon të jashtëm nëpërmjet lidhjes së hyrjes për të pasur kontroll më të plotë mbi regjistrimin e zërit. Kontrollet manuale të audios – kontroli i uljes së mikrofonit, matësit e nivelit të audios dhe kontrolli i nivelit të audios – janë të disponueshëm për t'u ndihmuar të arrini cilësi të përkryer të audios.

Fleksibël
Lidhni një sërë pajisjesh shtesë te mini-pika e fiksimit të pajisjeve shtesë të HG20. Sapo regjistrimi përfundon, riluani videon në TV tuaj me HD me anë të HDMI ose komponentit të daljes. Meqenëse lidhja HDMI ka mbështetje për CEC, funksionet e riluajtjes së videokamerës mund të kontrollohen duke përdorur një pult komandimi të jashtëm.

Menaxhoni, modifikoni, shkëmbeni
Softueri i përfshirë PIXELA ImageMixer™ 3 SE e bën të thjeshtë menaxhimin, modifikimin dhe shkëmbimin e filmave në HD. Ju mund t'i konvertoni ata në formate të ndryshëm skedarësh dhe madje të zgjidhni t'i shkruani ata në disk Blu-ray: një disk Blu-ray me dy shtresa ka kapacitet prej 50GB.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image