spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Makina llogaritëse të ricikluara > X MARK I KEYPAD spacer image spacer image
spacer image

Canon X MARK I KEYPAD
Makina llogaritëse

X MARK I KEYPAD është një makinë llogaritëse personale, elegante, dy-në-një që përdoret si një tastierë me valë për kompjuterët personalë. E prodhuar pjesërisht nga materialë të ricikluar të Canon, është me energji diellore, e ristrukturuar dhe elegante.

Karakteristikat

  • Makinë llogaritëse personale elegante
  • Makinë llogaritëse e gjithanshme ose tastierë numerike me valë për kompjuterë
  • Lidhshmëri e integruar me valë
  • Pjesë më të qëndrueshme të bëra nga material i ricikluar i Canon
  • Me energji diellore dhe fikje Automatike
  • E pajtueshme me Windows® dhe Macintosh
  • E disponueshme me ngjyrë të zezë ose të bardhë
Makinë llogaritëse-tastierë e ristrukturuar 2-në-1, për përdorimin personal dhe profesional



Një pajisje e ristrukturuar, dy përdorime fleksibël
X MARK I KEYPAD u lejon përdoruesve të kontrollojnë kompjuterin e tyre dhe të bëjnë përllogaritje matematike nga e njëjta pajisje. Pajtueshmëri e menjëhershme si me pajisjet Windows®, ashtu edhe Macintosh siguron gjithanshmëri të shtuar, duke i lejuar makinës llogaritëse që të përdoret gjithashtu si një tastierë numerike me valë për kompjuterë, duke siguruar një mjet të volitshëm për futjen e të dhënave – sidomos nëse përdorni një kompjuter portativ.

Saktësi e gjithanshme, me valë
Duke paraqitur teknologjinë e integruar të Frekuencës së Radios, X MARK I KEYPAD mund të lidhet në mënyrë të volitshme me pajisje të ndryshme, me valë - duke pakësuar pirgjet në tryezë dhe duke rritur përdorueshmërinë. E disponueshme si në versionin e zi, ashtu edhe të bardhë, tastiera është reaguese, e shpejtë dhe e saktë. Kjo është ideale nëse bëni shumë detyra numerike dhe të futjes së të dhënave, në lëvizje ose të ulur në një kompjuter. Dhe duke qënë e pajtueshme si me pajisjet Windows®, ashtu edhe me Macintosh, mund të lidhni në mënyrë të volitshme me të dyja.

Me pamje të zgjuar dhe e qëndrueshme – zgjidhni të dyja
Zgjedhja e ndikimit të zvogëluar ndaj mjedisit nuk nënkupton kompromis me stilin. Si të gjitha produktet e serisë X të Canon, pjesë të X MARK I KEYPAD janë bërë duke përdorur materialë të ricikluar të Canon, duke u dhënë burimeve një jetë të dytë.

E kollajtë për t'u përdorur dhe konfiguruar
X MARK I KEYPAD paraqet një ekran të shfaqjes LCD me rezolucion të lartë, me 20 shifra, me shenja me madhësinë 14,2 mm x 5,1 mm, ndersa tastet e fortë të stilit të kompjuterik ofrojnë një pamje dhe ndjenjë të njohur të tastierës. Kjo i bën futjen e të dhënave dhe llogaritjet të kollajta për t'u futur dhe të qarta për t'u lexuar. Pasi lidhja me valë është shkëputur, ekziston një tast i Zgjimit për të rivendosur lidhjen. Plus, duke qënë e pajtueshme me Windows® dhe Macintosh, mund të kaloni lehtësisht tastierën ndërmjet pajisjeve.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Produkte të ndërlidhura
Makina llogaritëse dore
Makina llogaritëse shkencore
Makina llogaritje me printim Bubble Jet
Makina llogaritëse portabël me printim
Makina llogaritëse zyre me printim
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image