Me njësinë e ekranit të prodhuar duke përdorur material të mbetur prej lenteve të prizmit Canon, makina llogaritëse e biznesit me 12 shifra, e para plotësisht me energji diellore e Canon, ndihmon në rritjen në maksimum të burimeve dhe minimizon mbeturinat.
|
Përmirësimi i efektshmërisë, ruajtja e burimeve Kjo makinë llogaritëse e zgjuar, me 12 shifra vendos standarte të rinj – në stil, efektshmëri dhe përgjegjësinë mjedisore. Ajo paraqet një panel të ekranit LCD të madh dhe të qartë, të prodhuar duke përdorur 100% material të mbetur prej prodhimit të lenteve të prizmit të Kamerës Dixhitale Canon. Kjo rrit në maksimum efektshmërinë e burimeve dhe zvogëlon krijimin e mbeturinave - duke e bërë X MARK 1 makinën llogaritëse të zgjedhur nga ekzekutivët, profesionistët dhe individët e ndërgjegjshëm ndaj mjedisit.
100% me energji diellor - pa bateri, pa mbeturina Miliona makina llogaritëse hidhen tej çdo vit, shumë me bateri të përdorura që nuk mund të zëvendësohen. Makina llogaritëse X MARK 1 është krejtësisht me energji diellore, duke përdorur energji natyrore, të rinovueshme. Ajo nuk përmban asnjë bateri, kështu që nuk ka asnjë mbeturinë të dëmshme. Për të zvogëluar edhe më tej mbeturinat, letër e ricikluar është përdorur për paketimin e makinës llogaritëse.
Funksione të përshtatshme të biznesit Zbuloni pjesën e fitimit tuaj automatikisht duke përdorur butonë të veçantë të pjesës së kostos së shitjes, pa patur nevojë për formula të ndërlikuara. Eshtë mënyra më e lehtë për të thjeshtuar përllogaritje të ndërlikuara dhe për të kursyer kohë. Funksione të tjerë përfshijnë një kujtesë të Shumës së Përgjithshme, si dhe butone të kalimit, përqindjes, ndryshimin e shenjës dhe të rrënjës katrore. Një funksion i rrëshqitjes lejon vendosjen e shpejtë të shifrave pa bllokuar butonët.
Skicim i sofistikuar, i qëndrueshëm E lëmuar dhe me stil, makina llogaritëse X MARK 1 ka një sipërfaqe të zgjuar, të shkëlqyeshme - e disponueshme në ngjyrë të bardhë të ndritshme ose të zezë brilante - me një kuti elegante të poshtme prej alumini. Trupi i hollë, i linjëzuar ka një ekran me kënd të brendshëm për t'u parë kollaj. Po aq e rëndësishme, makina llogaritëse është e fortë dhe e besueshme. Pjesa e sipërme e butonëve është e krijuar me injeksion të dyfishtë, në mënyrë që shenjat dhe shifrat e vendosura të mos fshihen madje edhe me përdorim të vazhdueshëm. E gjithë kjo shton të fundit në stil, besueshmëri dhe përgjegjësi mjedisore.
|