I parë për tu bërë i gjelbër Vendos një trend me këtë makinë llogaritëse me madhësinë e xhepit, moderne dhe elegante që kombinon efikasitetin e përllogaritjes me mbrojtjen e ambjentit. Është ideale për individualë të vetëdijshëm për ekologjinë - dhe për të gjitha kompanitë që duan ti ofrojnë klientëve të tyre dhuratën e përkryer reklamuese.
Përmasa të vogla, ekran i madh LCD Pamvarësisht nga përmasat e saj, kjo makinë llogaritëse kompakte ka ekran çuditërisht të madh LCD. Shifrat janë të thjeshta për tu lexuar dhe tastiera e qartë me butona ta mëdhenj dhe të qëndrueshëm sigurojnë lehtësi në përdorim. Për më shumë, funksioni i kthimit të butonit lejon shpejtësi dhënie shifrash pa bllokim butonash.
Thjeshto përllogaritjet e komplikuara Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Përpuno diferencat e vlerave të taksave me një prekje, falë dy butonave praktik të përllogaritjes së taksava. Konvertimi i monedhave është mjaft i thjeshtë. Konvertoni monedhën tuaj lokale në monedhën që ju zgjidhni - ose anasjelltas - me shpejtësi dhe lehtësi. Ju mund të kontrolloni gjendjen e makinës llogaritëse në çast me butonin ‘Calculation Command sign’.
Duke mbrojtur planetin Kutia e sipërme dhe e poshtëme e makinës llogaritëse LS-8TCG është bërë prej 100% material kopjimi i ricikluar i Canon-it. Për të reduktuar mbeturinat edhe më tej, letër e ricikluar është përdorur edhe për paketimin edhe për manualin e përdorimit. Rezultati përfundimtar është një makinë llogaritëse xhepi e padëmshme për mjedisin që ndihmon ruajtjen e resurseve të çmuara globale.
Efikase në energji Sido që të jenë kushtet e dritës, kjo makinë llogaritëse me fuqi dyfishe diellore dhe bateri nuk ju lë kurrë në baltë. Funksioni ‘i fikjes automatike’ fik makinën llogaritëse kur nuk është në përdorim, për të kursyer energji. Gjithashtu makina juaj llogaritëse ka bateri të zëvndësueshme për një jetë të gjatë, ndryshe nga disa makina llogaritëse që duhen hedhur pas përdorimit të një baterie të vetme.
Cilësi mbi të cilën ju mund të mbështeteni Makina juaj llogaritëse e ricikluar përmbush kërkesa cilësie rigoroze. E prodhuar me standartet më të larta, është e siguruar me një garanci 3-vjeçare si garancia jonë e kompetencës.
|