Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Makina llogaritëse portabël me printim > X MARK 1 PRINT

Canon X MARK 1 PRINT
Makina llogaritëse

Prodhuar duke përdorur material të ricikluar Canon, kjo makinë llogaritëse printuese unike me madhësi të dorës kombinon lehtësinë elegante me përgjegjshmërinë mjedisore - për stil maksimal dhe mbeturina minimale.

Karakteristikat

  • Stil i linjëzuar
  • Kasa e poshtme/mbulesa e baterisë të bëra duke përdorur materialin e ricikluar të Fokotopjeve Canon
  • Furnizim i dyfishtë me energji: bateri dhe priza (adaptues opsional)
  • Printim i shpejtë me 2 ngyra
  • Funksione të taksës, biznesit dhe konvertimit në Euro
  • Ekran i madh LCD me ndriçim nga prapa
  • Efikas në energji
Mënyra me stil për të shkurtuar mbeturinat



Riciklimi për të kursyer burimet
Kjo makinë llogaritëse printuese e linjëzuar me 12 shifra ofron mënyrën më të zgjuar për të rritur efektshmërinë e llogaritjes ndërsa kurseni burime të çmuara. Materiali i ricikluar i Fotokopjueseve Canon është përdorur për të bërë kasën e poshtme dhe mbulesën e baterisë të makinës llogaritëse. Kjo pakëson mbeturinat, duke e bërë X MARK I PRINT makinën llogaritëse printuese zgjedhjen e ekzekutivëve të përgjegjshëm, profesionistëve dhe individëve të ndërgjegjshëm për mjedisin.

Përmirësimi i efektshmërisë së energjisë
X MARK I PRINT ka një furnizim të dyfishtë me energji. Ai përdor bateri të zëvendësueshme (AA x 4) me një tregues të baterisë së ulët, në mënyrë që bateritë të përdoren plotësisht përpara ndërrimit. Përndryshe, një adaptues opsional (AD-11 III) në përputhje me EuP* është i disponueshëm, në mënyrë që makina llogaritëse të funksionojë nga prizat standarte të energjisë. Përveç kësaj, një funksion ‘fikja automatike’ e fik ekranin me ndriçim nga prapa pas 30 sekondash. Ai gjithashtu fik energjinë e makinës pas 7 minutash, kur nuk preket ose nuk përdoret, duke shtuar në kursimin e përgjithshëm të energjisë.

Funksione të përshtatshme të biznesit
Funksionet e taksës, biznesit dhe konvertimit të monedhës Euro e bëjnë këtë makinë llogaritëse portative të pazëvendësueshme në zyrë, për të punuar në shtëpi ose kur jeni në udhëtim. Përcaktoni nivelet e taksës me një prekje, konvertoni shpejt monedhat dhe llogarisni pjesën e fitimit tuaj automatikisht duke përdorur butonë të veçantë të pjesës së kostos së shitjes. Eshtë mënyra më e lehtë për të thjeshtuar llogaritjet e ndërlikuara dhe për të kursyer kohë.

Printim i shpejtë me 2 ngyra
Kjo makinë llogaritëse printuese me rrotull ka një shpejtësi të lartë printimi prej 2,3 rreshta në sekondë. Printimi me 2 ngjyra siguron rezultatë të saktë dhe pa gabime, ku shifrat pozitive tregohen me të zezë dhe shifrat negative dallohen qartë me të kuqe.

Ekran i madh, me ndriçim nga prapa, i ndritshëm dhe butonë të rehatshëm
Ekrani i madh LCD me ndriçim nga prapa dhe me kënd ofron shikimin me kontrast të lartë për leximin e lehtë të numrave edhe gjatë përdorimit të vazhdueshëm. Për më tepër, butonët me hapësirë ‘me ndjenjën e kompjuterit’ me pjesën e sipërme të butonëve të madhe dhe të rehatshme lejon futjen e shpejtë dhe pa mundim të shifrave.

E bardhë e ndritshme ose e zezë briliante
Zgjidhni ngjyrën e makinës tuaj llogaritëse X MARK I PRINT në përputhje me shijen tuaj. Sipërfaqja e zgjuar, e lustruar paraqitet në një zgjidhje të bardhë e ndritshme ose e zezë briliante. Në secilën mënyrë, përfitoni nga më e fundit në stil dhe efektshmërinë e llogaritjes të kombinuar me përgjegjshmërinë mjedisore.

* Udhëzimi i Bashkimit Europian që cakton kërkesa të përgjegjshme për konstruksionin ekologjik për produktet që përdorin energji.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte të ndërlidhura
Makina llogaritëse dore
Makina llogaritëse tavoline me ekran
Makina llogaritëse shkencore
Makina llogaritje me printim Bubble Jet
Makina llogaritëse zyre me printim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit