P23-DTSII ka një kapacitet prej 12 shifrash dhe një ekran LCD të madh, të thjesht për tu lexuar. Duke përdorur butona të caktuar, kryen llogaritje kosto/shitje/tepricë. Për shembull, nëse ju keni paguar 200€ për diçka dhe doni të zbuloni se me ç'farë çmimi duhet ta shisni që të merrni një përfitim prej 12,5%, ju thjesht shtypni 200 e ndjekur nga butoni Kosto, pastaj 12,5 e ndjekur nga butoni Tepricë. Ekrani do të tregojë 225 e ndjekur nga fjala ‘Sell’. Me fjalë të tjera, për të marrë një përfitim prej 12,5% ju duhet të shisni me 225€.
Duke përdorur butona të veçantë taksash, P23-DTSII gjithashtu mundëson llogaritje taksash.
Kompakte dhe portative, P23-DTSII ka një shtrirje të bollshme tastiere dhe butona të mëdhenj për përdorim të thjeshtë. Për lehtësi shtesë ka butona të veçantë 0 dhe 00 si dhe funksione të orës dhe kalendarit.
Printon në një maksimum prej 2.3 rreshta për sekondë në të dyja ngjyrat vjollcë dhe të kuqe.
|