Riciklimi për të kursyer burimet Kjo makinë llogaritëse printuese e linjëzuar me 12 shifra ofron mënyrën më të zgjuar për të rritur efektshmërinë e llogaritjes ndërsa kurseni burime të çmuara. Materiali i ricikluar i Fotokopjueseve Canon është përdorur për të bërë kasën e poshtme dhe mbulesën e baterisë të makinës llogaritëse. Kjo pakëson mbeturinat, duke e bërë X MARK I PRINT makinën llogaritëse printuese zgjedhjen e ekzekutivëve të përgjegjshëm, profesionistëve dhe individëve të ndërgjegjshëm për mjedisin.
Përmirësimi i efektshmërisë së energjisë X MARK I PRINT ka një furnizim të dyfishtë me energji. Ai përdor bateri të zëvendësueshme (AA x 4) me një tregues të baterisë së ulët, në mënyrë që bateritë të përdoren plotësisht përpara ndërrimit. Përndryshe, një adaptues opsional (AD-11 III) në përputhje me EuP* është i disponueshëm, në mënyrë që makina llogaritëse të funksionojë nga prizat standarte të energjisë. Përveç kësaj, një funksion ‘fikja automatike’ e fik ekranin me ndriçim nga prapa pas 30 sekondash. Ai gjithashtu fik energjinë e makinës pas 7 minutash, kur nuk preket ose nuk përdoret, duke shtuar në kursimin e përgjithshëm të energjisë.
Funksione të përshtatshme të biznesit Funksionet e taksës, biznesit dhe konvertimit të monedhës Euro e bëjnë këtë makinë llogaritëse portative të pazëvendësueshme në zyrë, për të punuar në shtëpi ose kur jeni në udhëtim. Përcaktoni nivelet e taksës me një prekje, konvertoni shpejt monedhat dhe llogarisni pjesën e fitimit tuaj automatikisht duke përdorur butonë të veçantë të pjesës së kostos së shitjes. Eshtë mënyra më e lehtë për të thjeshtuar llogaritjet e ndërlikuara dhe për të kursyer kohë.
Printim i shpejtë me 2 ngyra Kjo makinë llogaritëse printuese me rrotull ka një shpejtësi të lartë printimi prej 2,3 rreshta në sekondë. Printimi me 2 ngjyra siguron rezultatë të saktë dhe pa gabime, ku shifrat pozitive tregohen me të zezë dhe shifrat negative dallohen qartë me të kuqe.
Ekran i madh, me ndriçim nga prapa, i ndritshëm dhe butonë të rehatshëm Ekrani i madh LCD me ndriçim nga prapa dhe me kënd ofron shikimin me kontrast të lartë për leximin e lehtë të numrave edhe gjatë përdorimit të vazhdueshëm. Për më tepër, butonët me hapësirë ‘me ndjenjën e kompjuterit’ me pjesën e sipërme të butonëve të madhe dhe të rehatshme lejon futjen e shpejtë dhe pa mundim të shifrave.
E bardhë e ndritshme ose e zezë briliante Zgjidhni ngjyrën e makinës tuaj llogaritëse X MARK I PRINT në përputhje me shijen tuaj. Sipërfaqja e zgjuar, e lustruar paraqitet në një zgjidhje të bardhë e ndritshme ose e zezë briliante. Në secilën mënyrë, përfitoni nga më e fundit në stil dhe efektshmërinë e llogaritjes të kombinuar me përgjegjshmërinë mjedisore.
* Udhëzimi i Bashkimit Europian që cakton kërkesa të përgjegjshme për konstruksionin ekologjik për produktet që përdorin energji.
|