no consumer

Makina llogaritëse

Me ndërtimet e tyre elegante, gama jonë e makinave llogaritëse të dorës, të tavolinës, të zyrës me printim dhe atyre shkencore është ndërtuar për çdo detyrë. Ndërtimet e makinave tona llogaritëse kombinojnë thjeshtësinë, stilin dhe funksionin. Mbi 55% e gamës tonë të makinave llogaritëse janë bërë pjesërisht prej materialeve të ricikluara të produkteve Canon. Kjo ndihmon qëndrueshmërinë dhe ofron ekuilibrin perfekt për stilin maksimal dhe mbetjet minimale. Brenda gamës tonë të gjerë të modeleve të shkëlqyera, do të gjeni çdo gjë duke filluar nga ato me energji diellore pa bateri deri në ato me butona anti-bakterialë, së bashku me veçoritë dhe funksionet që ju duhen për llogaritjet e përditshme.

Essential calculators

Seria Thelbësore

Frymëzuar nga zejtaria tradicionale e Canon, seria thelbësore kombinon thjeshtësinë, qëndrueshmërinë dhe afrimitetin me përdoruesin. Që nga portativet personale me përmasë xhepi deri në modelet e mëdha, këto makina llogaritëse të mençura, elegante dhe të lehta janë të lehta për t'u lexuar dhe përdorur. Shoqëruesi ideal për profesionistët e biznesit.

Economical calculators

Seria Ekonomike

Një koleksion modest me ndërtim të menduar mirë dhe të qëndrueshëm. Krijuar për shtëpitë dhe zyrat e përgjithshme, këto modele janë të lehta, me një 'ndërtim arke' me kthesa dhe ekrane LCD me kënde të mëdhenj në mënyrë që numrat të lexohen me lehtësi.

Scientific calculators

Seria Shkencore

Kompakte por përsëri të fuqishme, gama jonë e makinave llogaritëse shkencore kryen deri në 610 funksione të ndryshme shkencore dhe statistikore. Prefekte për përdorim profesional, shkolle ose universiteti me ndërtime të holla, të lehta, ato ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për probleme komplekse.

    Printing calculators

    Seria me Printim

    Këto makina llogaritëse inkorporojnë një njësi printimi të shpejtë dhe të fortë për printime të qarta me një ose dy ngjyra. Tastiera ergonomike dhe ekrani i madh i tyre shtojnë më shumë lehtësira dhe e bëjnë perfekte për përdorime të punëve më të rënda në zyrat e ngarkuara. Shpejtësitë e tyre të mëdha të printimit sigurojnë performancë produktive.

    K Series

    Seria K

    K, përfaqëson Chroma, është seria më e fundit e makinave llogaritëse të Canon që thekson ngjyrën dhe stilin e jetesës. Së bashku me funksionet e tyre bazë të biznesit, makinat llogaritëse të Serisë K mund të plotësojnë gjithashtu dekorin e brendshëm të shtëpisë ose zyrës tuaj, dhe janë bërë duke përdorur materiale të ricikluara të produkteve Canon.

    Po kërkoni makinat llogaritëse të mëparshme

    Gjeni të dhëna dhe informacione për aksesorët e pajtueshëm për modelet më të vjetra të makinave llogaritëse në pjesën e produkteve tona të arkivuar.