Canon 8x25 IS

Dylbi të lehta dhe kompakte 8x ideale për portabilitet të përditshëm për shikimin e zogjve.

Përfitimet

  • Portative dhe të lehta, ideale për udhëtime dhe evenimente

  • Zmadhimi 8x ju afron shumë me subjektin tuaj

  • Një pamje super e qëndrueshme me një Stabilizues optik të imazhit

  • Optika Canon siguron një rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta

  • Një model i mirekuilibruar për lehtësi dhe komoditet

Veçoritë e detajuara

  • Portative dhe të lehta, me zmadhim 8x

    Ultra kompakte me vetëm 12 cm të gjera dhe me peshë vetëm 490 g, këto dylbi shumë portative mbahen me lehtësi në një çantë dhe ju afrojnë 8x, kudo ku shkoni. Ideale për udhëtime, shfaqje, koncerte dhe një gamë e gjerë e sporteve me spektatorë, ku keni nevojë të afroheni me subjektin.

  • Një pamje super e qëndrueshme me një Stabilizues optik të imazhit

    Provoni një pamje super të qëndrueshme të subjektit dhe përdorni dylbitë tuaja me lehtësi për periudha më të gjata falë Stabilizuesit optik të imazhit, i cili ekuilibron me shpejtësi dhe me saktësi lloje të ndryshme të lëvizjeve dhe dridhjeve të duarve. Bateria e litiumit CR123A siguron deri në 6 orë përdorim të vazhdueshëm*.

  • Optika Canon siguron një rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta

    Shijoni cilësinë e shkëlqyer me një pamje me rezolucion të lartë dhe nivel të ulët të shformimeve, falë optikës me precizion të lartë të Canon. Lentet përfshijnë veshjet Super Spectra, të cilat sigurojnë imazhe të gjalla me kontrast të lartë dhe me ngjyra të sakta, ndërkohë që eliminojnë reflektimet e padëshiruara të brendshme që mund të shkaktojnë hije dhe flakërime.

  • Një fushë shikimi e bukur nga çdo skaj

    Provoni një fushë shikimi të bukur dhe të qartë deri në skaje, falë një elementi të lentes për rrafshimin e fushës. Fokusohuni te subjektet në largësi të vogla deri në 3,5 m dhe shijoni komoditetin e distancës 13,5 mm të syrit me lenten.

  • E projektuar për lehtësi, fortësi dhe komoditet

    Butoni i madh IS (Stabilizimi i imazhit) i vendosur në qendër dhe unaza e rregullimit të butë të fokusit ofrojnë një kontroll të thjeshtë dhe të përshtatshëm me majë të gishtave nga çdo dorë. Dylbitë kanë po ashtu një dioptri +/- 3.0, që përshtatet me shikimin tuaj, si dhe kupa gome të okularit që përshtaten për ata që mbajnë syze.*Të testuara sipas standardeve të Canon