Canon 12x36 IS III

Dylbitë e fuqishme, portative 12x ju afrojnë më shumë te zogjtë e vegjël dhe i përshtaten vendeve të largëta të shikimit.

Përfitimet

  • Dylbi të fuqishme portative që ju afrojnë 12x

  • Një pamje super e qëndrueshme me një Stabilizues të fuqishëm optik të imazhit

  • Optika me precizion të lartë e Canon për rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta

  • Një model gome i mirekuilibruar për fortësi dhe komoditet

  • Ideale për shikimin e zogjve, për udhëtime dhe sporte

GALLERY_12x36 IS III_Lifestyle

Veçoritë e detajuara

  • Dylbi të fuqishme portative që ju afrojnë 12x

    Dylbi të fuqishme dhe portative që i afrojnë objektet në largësi dhe thuajse të padukshme 12x, me intensitet dhe me qartësi. Të lehta për t'u mbajtur kudo ku shkoni, ato janë ideale për shikimin e zogjve, për udhëtime dhe sportet me spektatorë.

  • Një pamje super e qëndrueshme me Stabilizuesin e fuqishëm optik të imazhit

    Një Stabilizues i fuqishëm optik i imazhit ekuilibron me shpejtësi dhe me saktësi shumë lloje të ndryshme të lëvizjeve dhe të dridhjeve. Ai korrigjon po ashtu dridhjet që ndodhin gjatë panoramimit, nëse po e ndiqni subjektin tuaj ose po e shikoni nga një automjet në lëvizje. Konsumi shumë më i ulët i energjisë siguron deri në 9 orë përdorim të vazhdueshëm nga vetëm një palë bateri*.

  • Optikë e precizionit të lartë për pamje të shkëlqyera me rezolucion të lartë

    Shijoni cilësinë e shkëlqyer me rezolucion të lartë dhe me shformime të vogla falë optikës me precizion të lartë të Canon. Optika përfshin veshjen Super Spectra, e cila është pjesë e gamës së lenteve EF mjaft të njohura të Canon, dhe siguron një pamje të gjallë me kontrast të lartë dhe me një interpretim të saktë të ngjyrave, ndërkohë që eliminon reflektimet e brendshme padëshiruara që mund të shkaktojnë hije dhe flakërima.

  • Një fushë shikimi e bukur nga njëri skaj në tjetrin

    Shijoni një fushë shikimi të bukur me një pamje të qartë, të thjeshtë dhe me nivel të ulët të shformimeve deri në skaje, falë optikës së rrafshimit të fushës dhe modelit me prizëm të Porro II. Shikoni fushën e plotë të shikimit me lehtësi me një distancë të madhe të syrit nga lentja me 14,5 mm, ideale nëse mbani syze.

  • Një model i mirekuilibruar për lehtësi, fortësi dhe komoditet

    Të projektuara për lehtësi, fortësi dhe komoditet me një kapje dhe ndjesi të nivelit më të lartë dhe me kupa gome të mëdha të okularit për një pamje komode e të mirekuilibruar. Butoni i Stabilizuesit të imazhit shumë i përshtatshëm dhe unaza e rregullimit të butë të fokusit mund të arrihen me lehtësi me një gisht nga çdo dorë, ndërsa veshja e jashtme e fortë prej gome përmirëson manovrimin dhe kapjen e tyre. *Testimi sipas standardeve të Canon, shikoni specifikimet për detajet