EOS DSLR për entuziastët

Çojeni fotografinë në nivelin tjetër dhe lironi kreativitetin tuaj me gamën e kamerave DSLR për entuziastët.
Canon Camera

Zgjedhja e kamerës DSLR të duhur për ju

Ne ofrojmë DSLR të avancuara për performancë të lartë, kamera të gjithanshme për portrete më speciale ose mundësi sportesh.

EOS 90D

Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe.

EOS 90D
  • Kamera DSLR

    EOS 90D

    Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe.
  • Kamera DSLR

    EOS 6D Mark II

    Pavarësisht nëse dëshironi të realizoni projekte më ambicioze apo po bëheni më profesionist në fotografinë tuaj, kamera EOS 6D Mark II ju jep atë që ju nevojitet për të hedhur ata hapa të tjerë emocionues.
  • Kamera DSLR

    EOS 850D

    Hidhni hapin e radhës në kontrollin krijues, duke shkrepur foto me detaje mahnitëse dhe filma befasues në 4K, me një DSLR peshëlehtë e me opsione lidhjeje, që ju frymëzon dhe jua shpërblen.

Performancë e avancuar, projektuar për ju

Mësoni aftësi të reja dhe mënyra të avancuara shkrepjeje që ju ndihmojnë të rritni lojën dhe të kapni subjekte të reja.

  • ISO i lartë

    Shkrepni imazhe të shkëlqyera me ndriçimin e ambientit, edhe në kushte të dobëta ndriçimi, duke përdorur një gamë të lartë dhe të zgjeruar të ISO-s.

  • Shkrepje të shpejta të vazhdueshme

    Kapni momentin e duhur, duke bërë shkrepje me imazhe me rezolucion të plotë në norma të larta kuadroje.

  • Fokusi automatik

    Merrni kontrollin mbi zonën e saktë të fokusit, me deri në 65 pika të fokusit automatik AF.

  • Sensori me kuadër të plotë*

    Një EOS me sensor kuadroje të plotë ofron cilësinë më të fundit në fotografi, plus kontroll të imët në thellësinë e fushës.

Canon Camera

Kontrolli i plotë

Butonat e dedikuar për funksionet si AF, metodat e matjes, ISO dhe Drive ju japin akses të menjëhershëm në konfigurime.

Merrni kontrollin në momentin e regjistrimit me një ekran LCD transparent që mbivendos informacionet e regjistrimit.

Inkuadruesi dhe ekrani LCD

Kompozoni dhe shkrepni në mënyrë instinktive. Përdorni një inkuadrues të ndritshëm optik, ku mbivendosen informacionet e regjistrimit, për ta parë botën ashtu si është vërtet. Si dhe përdorni pamjen e drejtpërdrejtë me një ekran LCD me rezolucion të lartë, me opsionet e kontrollit të ekranit me prekje dhe të ndryshimit të këndit të tij.

Canon Camera
Canon Camera

Filma EOS

Duke frymëzuar videografët të kapin video Full HD me thellësi dhe qartësi mahnitëse. Mund të kënaqeni me një sistem AF mahnitës me Dual Pixel CMOS AF dhe të merrni kontrollin krijues të shpejtësive të kuadrove, thellësinë e fushës, shpejtësinë e obturatorit dhe nivelet e audios.

Çdo gjë që duhet për t'ju mbështetur dhe frymëzuar

Ndryshoni lenten dhe shikimin me sistemin EOS plus frymëzohuni me udhëzuesit EOS.

Zbuloni EOS R System

I bazuar në mbi tri dekada novacionesh të vazhdueshme për sistemin EOS, EOS R System bazohet në një mbërthyese novatore të objektivit që ofron shanse më të mëdha krijuese dhe mënyra edhe më të shumta intuitive për regjistrimin e çdo momenti.

Kamerat 4K të "Canon"

Zbuloni fuqinë dhe larminë e gamës 4K të "Canon".

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.
  1. *Jo të gjitha modelet më sipër kanë sensorë me kuadër të plotë
  2. ** Dual Pixel CMOS AF nuk ofrohet në të gjitha modelet. Nuk ofrohen të gjitha funksionet në të gjitha kamerat