|
Në përputhje me parimet e Canon mbi përgjegjësinë mjedisore, ndërmarrim një qëndrim aktiv ndaj përputhjes ligjore, sidomos në lidhje me shëndetin dhe mjedisin. Canon punon nga afër me zinxhirin e furnizimit të tij për të siguruar përputhjen e vazhdueshme me Rregulloren REACH. Veçanërisht, u kemi kërkuar furnitorëve tanë të materialeve, elementeve përbërës dhe produkteve përfundimtare që të na sigurojnë informacionin mbi praninë e substancave të shqetësimit mjaft të madh në sendet që furnizojnë.
Lista e Kandidatëve e “substancave të shqetësimit mjaft të lartë” sipas Nenit 59 të Rregullores REACH u botua më 28 tetor 2008 dhe është ndryshuar rregullisht, më së fundi më 19 dhjetor 2011. Lista e Kandidateve më e fundit mund të gjendet në faqen në internet të Agjencisë Europiane të Kimikateve
Ju lutemi shihni më poshtë gjendjen e tanishme të Canon
Deklarata e artikullit të Canon
Sunstancat e renditura më poshtë mund të gjenden në artikujt e Canon mbi nivelin e pragut prej 0,1% sipas peshës.
Emri i substancës | Numri CAS | Artikulli | Zbatimi | Bis (2-etil(heksill)ftalat) (DEHP) | 117-81-7 | Kabllo PVC | Plastifikues | Acid borik | 10043-35-3/
11113-50-1 | Letër fotografie | Lidhësi në formë kryqi | Tetraborat disodiumi, anhidrik | 1303-96-4/
1330-43-4/
12179-04-3 | Pjesë thitëse të bojës së mbetur
Letër fotografie | Ngadalësues i flakës
Lidhësi në formë kryqi |
Produktet kimike
Boja dhe produktet e tonerit të Canon nuk i janë nënshtruar autorizimit sipas Rregullores REACH.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni në Ceu-Reach@canon-europe.com
Fletët e të Dhënave të Sigurisë (SDS) për produktet tanë kimike janë të disponueshme në: https://msds.canon-europe.com/
Për më shumë informacion në lidhje me REACH, ju lutemi vizitoni faqen në internet të Agjencisë Europiane të Kimikateve (ECHA)
Klauzola
I gjithë informacioni në këtë deklaratë sigurohet sipas njohurisë më të mirë të Canon në kohën e përgatitjes. Kjo deklaratë sigurohet vetëm për qëllime informuese. Canon e siguron këtë informacion pa garanci të ndonjë lloji, as të shprehur, as të nënkuptuar, duke përfshirë, por jo e kufizuar në garancitë për një qëllim të caktuar. Canon nuk garanton se përmbajtja do të jetë pa gabime.
|