spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Kushtet dhe konditat spacer image spacer image
spacer image

Kushtet dhe konditat e përdorimit

JU LUTEMI LEXOJENI KËTË DOKUMENT PËRPARA SE TË HYNI NË FAQEN EVROPIANE TË CANON-it. Duke hyrë në faqen e Canon-it, ju bini dakord të ndiqni kushtet dhe konditat e mëposhtme.
NËSE NUK I PRANONI KËTO KUSHTE DHE KONDITA, MOS E PËRDORNI KËTË FAQE.

1. Pranimi

2. Faqja e internetit të Canon-it

3. Përdorimi

4. Mos pranim i përgjegjësisë

5. Përgjegjësia

6. Politika e fshehtësisë

7. Marka

8. Canon Europa N.V.

9. Ligji kryesor

10. Të drejtat e autorit

1. Pranimi

Canon Europa N.V. ("Canon") ju ofron këtë faqe (“Faqen e Canon-it) mbi bazat e kushteve dhe konditave të mëposhtme (“Kushtet dhe konditat”). Duke hyrë në çdo fletë të kësaj faqeje të internetit të Canon-it, ju bini dakord të zbatoni këto Kushte dhe Kondita. Këto Kushte dhe Kondita mund të përditësohen nga Canon-i herë pas here duke publikuar Kushte dhe Kondita të përditësuar pa ju njoftuar veçanërisht më parë.  Ju duhet të kontrolloni Kushtet dhe Konditat sa herë që hyni në faqen e internetit të Canon-it për të kontrolluar përditësimet.

 Krye

2. Faqja e internetit të Canon-it

Ju do të keni mundësi të merrni informacion rreth disa produkteve dhe shërbimeve të Canon-it në këtë faqe interneti të Canon-it por mund të dërgoni edhe pyetje tek Canon-i për të marrë më shumë informacion. Ju lutemi vini re se kjo faqe interneti e Canon-it është faqja evropiane dhe produktet e shërbimet e ofruara mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Ju lutemi përdorni lidhjet për në faqet e internetit të vendit tuaj për të gjetur të dhëna rreth produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

 Krye

3. Përdorimi

Ju merrni përsipër të mos shpallni ose dërgoni nëpërmjet kësaj faqeje interneti materiale të cilat janë, ose mundet që në mënyrë të arsyeshme të konsiderohen si: (i) përgojuese, shpifëse, të turpshme, ofenduese, abuzive, përgjegjëse për nxitje urrejtjeje raciale, diskriminuese ose sharëse; (ii) të kenë shkelur çdo njërin nga detyrimet e mirëbesimit ose të fshehtësisë dhe çdo sekret profesional; (iii) të kenë shkelur të drejtat e pronësisë së një pale të tretë ose për të cilat nuk keni marrë të gjitha licencat dhe/ose miratimet e duhura; ose (iv) të kenë shkelur çdo ligj tjetër.

Ju gjithashtu bini dakord të mos transmetoni ose të mos dërgoni nëpërmjet faqes së internetit asnjë material i cili mund të konsiderohet të jetë ose të inkurajojë sjellje të cilat mund të konsiderohen si shkelje kriminale, mund të çojnë në përgjegjësi civile, ose të jetë në një mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin e çdo vendi, ose autoriteteve të tjera kompetente, ose të shkelë të drejtat e çdo pale të tretë të zbatueshme në çdo pjesë të botës.

Canon-i rezervon të drejtën të heqë çdo material nga faqja kur ka dyshim të arsyeshëm se materiale të tilla janë të ndaluara nga pjesa 3 e këtij dokumenti ose janë të papërshtatshme në një mënyrë tjetër.  Pa përjashtuar çka më sipër, ju pranoni se Canon-i nuk ka kontroll mbi përmbajtjen në faqen e internetit të ofruar nga përdorues të tjerë, dhe as nuk angazhohet të vëzhgojë përmbajtjen e faqes së internetit për të siguruar përpikërinë saj, përshtatshmërinë ose pajtueshmërinë me principet e paraqitura në këto Kushte dhe Kondita.
 
Ju nuk duhet të lidhni në faqen e internetit të Canon-it faqe të tjera interneti të cilat janë të pahijshme dhe të papërshtatshme, dhe ju duhet të hiqni menjëherë çdo lidhje nëse Canon-i ka fuqinë t’jua kërkojë një gjë të tillë.
 
Të gjitha materialet (duke përfshirë, por jo vetëm të kufizuara tek ato, tekst, muzikë, zë, fotografi, grafikë, imazhe, video, të dhëna të grumbulluara, shkarkime dixhitale dhe programe) të përfshira në këtë faqe elektronike ("Materiale") janë pronë e Canon-it dhe furnitorëve të tij dhe mbrohen nga ligjet Evropiane, Japoneze dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
 
Canon ju autorizon të shikoni dhe të shkarkoni Materialet vetëm për përdorim vetjak, jo-tregtar; në qoftë se ju nuk modifikoni ose nuk krijoni ndonjë punim prejardhës me Materialet në asnjë mënyrë, ose riprodhoni ose paraqisni në publik, luani, ose shpërndani ose përdorni në një mënyrë tjetër për çdo qëllim publik apo tregtar.  Çdo përdorim i Materialeve në çdo lloj faqeje tjetër interneti apo mjedis rrjetesh kompjuterike për çdo qëllim është i ndaluar.

Në qoftë se dëshironi ti përdorni Materialet përtej qëllimit siç është autorizuar më sipër, ju duhet të merrni miratim paraprak nga pronarët përkatës të së drejtës së autorit ose licensuesit e Materialeve të tilla, si Canon, furinitorët e tij dhe të tjerë.
 
Nëse dëshironi të citoni drejt për së drejti çdo pjesë të Përmbajtjes në çdo material të printuar të tilla si revista, ju lutemi kontaktoni përgjegjësin e faqe (Webmaster) për leje në adresën . Nëse dëshironi të publikoni çdo lloj pjesë të Materialeve në CD ose në media të tjera, ju lutemi specifikoni pjesën e Materialeve të dëshironi të publikoni.
 
Ju keni rënë dakord të dëmshpërbleni Canon-in dhe anëtarët e Canon-it ndaj çdo, deklarimi, kërkese, humbjeje ose dëmtimi të pësuar si rezultat i shkeljes së kësaj Pjese 3.

 Krye

4. Mos pranim i përgjegjësisë

Canon-i me anë të këtij dokumenti përjashton të gjitha konditat, garancitë, përfaqësimet ose kushtet që kanë të bëjnë me furnizimin ose përpjekjen për të furnizuar, dështimin në furnizim ose vonesat në ofrimin e çdo shërbimi në lidhje me Faqen e internetit ose që faqja e internetit është e saktë, e plotë ose e përditësuar, e cila sipas kësaj Pjese 4 të ketë ndikim midis jush dhe Canon-it, ose përndryshe mund të jetë nënkuptuar ose përfshirë në këto Kushte dhe Kondita ose në kontrata të përbashkëta, sipas statuteve, ligjeve në fuqi ose në një mënyrë tjetër.  Ju e kuptoni dhe bini dakord që ju po e përdorni faqen e internetit të Canon-it duke e marrë vetë rrezikun dhe që Canon-i nuk jep garanci që faqja e internetit të Canon-it do t’i përmbushi kërkesat tuaja ose që faqja e internetit të Canon-it do të jetë e pandërprerë, pa gabime ose e sigurt.  Çdo përmbajtje ose shërbim i ofruar nëpërmjet faqes së internetit të Canon-it ose në lidhje me faqen e interneti të Canon-it nga Canon-i është bërë në baza “SIÇ ËSHTË’ dhe “SIÇ ËSHTË NË GJENDJE” dhe Canon-i nuk bën përfaqësime ose vërtetime të asnjë lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, në lidhje me faqen e internetit të Canon-it për përmbatjen ose shërbimet e përfshira në të, ose të ofruara në lidhje me këtë faqe interneti të Canon-it. Canon-i rezervon të drejtën vetëm nëse zgjedh vetë, të rregullojë ose të tërheqë çdo përmbajtje ose shërbim të ofruar si pjesë e faqes së internetit të Canon-it.

 Krye

5. Përgjegjësia

Canon-i ose çdo palë tjetër (të cilët mund të jenë ose jo të përfshirë në krijimin, prodhimin mirëmbajtjen ose livrimin e kësaj faqeje të internetit të canon-it), dhe çdo kompani e grupit të Canon-it, dhe çdo oficer, drejtor, punonjës, aksionar apo agjent, përjashtojnë detyrimin dhe përgjegjësinë për çdo shumë ose tip humbjeje ose dëmtimi që mund t’ju ndodhi ju ose një pale të tretë, (që përfshin pa kufizim, çdo humbje ose dëmtim direkt, indirekt, ndëshkues ose konsekuencial, apo çdo humbje të të ardhurave, fitimeve, dëshirës së mirë, të dhënave, kontratave përdorimit të parave, ose humbjes dhe dëmtimeve të ardhura si pasojë ose të lidhura në çdo mënyrë me ndërprerjen e biznesit, dhe faqja e internetit të Canon-it në çdo mënyrë ose në lidhje me përdorimin, pamundësinë për të përdorur ose rezultatet e përdorimit të kësaj faqeje të interneti të Canon-it, çdo faqe interneti të lidhur tek kjo faqe interneti të Canon-it ose materialet në faqe të tilla interneti, duke përfshirë por jo vetëm të kufizuara në humbje apo dëmtime për shkak të viruseve që mund të infektojnë pajisjen tuaj kompjuterike, programin kompjuterik, të dhënat ose prona të tjera që mund të keni përdorur për, përdorimin, rrjet-shfletimin e kësaj faqeje të internetit të Canon ose shkarkimin e çdo materiali prej jush nga kjo faqe interneti të Canon-it ose çdo faqeje interneti të lidhur me këtë faqe interneti Canon. Kjo nuk do të ndikojë mbi të drejtat tuaja ligjore.

Asgjë në këto kushte dhe kondita nuk do të përjashtojnë ose kufizohen në detyrimin e Canon-it për (i) vdekje ose lëndime personale të shkaktuara nga neglizhenca e tij; (ii) mashtrimet; ose (iii) çdo detyrim i cili nuk mund të përjashtohet ose kufizohet nën ligjin e zbatueshëm.

 Krye

6. Politika e fshehtësisë

Nëse zgjidhni të regjistroheni në çdo pjesë të kësaj faqeje interneti Canon, ju bini dakord t’i jepni Canon-it të dhëna të sakta siç kërkohen në formularin e regjistrimit.  Për të dhënat mbi përdorimin dhe transferimin e të dhënave personale nga ana jonë ju lutemi referojuni kësaj POLITIKE TË MIRËBESIMIT.

POLITIKA E MIRËBESIMIT



1. Informacioni i dhënë në formë ose në nëpërmjet faqes së interneti të Canon-it do të përdoret nga Canon-i, i cili për qëllim të kësaj Pjese 6 gjithashtu do të përfshirë Canon Europe Ltd, me qëllim që të ofrojë shërbimet që ju keni kërkuar nëpërmjet faqes së internetit të Canon-it.

2. Herë pas herë Canon-i, partnerët e Canon-it ose agjentët mund ta përdorin këtë informacion për qëllime marketingu ose për t’ju informuar rreth produkteve dhe shërbimeve të tjera, të cilat ne besojmë se mund t’ju interesojnë.  Ju mund të specifikoni nëse doni të merrni informacione të tilla në kutizën përkatëse në formularin e regjistrimit.
 
3. Informacioni juaj personal mund ti jepet partnerëve të tjerë të Canon-it dhe palëve të tjera (të tilla si ofrues të shërbimeve) për arsyet e paraqitura më lartë dhe për arsye të administrimit të grupit.  Kjo gjë mund të kërkojë transferim të të dhënave jasht Zonës Ekonomike Evropiane.  Disa prej këtyre marrësve mund të jenë në vende që nuk kanë të njëjtat ligje për fshehtësinë si ato të vendeve anëtare të BE-se, megjithatë, ne ju sigurojmë se masat e nevojshme janë marrë për të mbrojtur fshehtësinë dhe sigurinë e informacionit tuaj.

4. Ne jemi angazhuar për të mbrojtur mirëbesimin tuaj.  Të dhënat tuaja personale ruhen në kompjutera të sigurt dhe dosje manuale dhe nuk do të shfrytëzohen për qëllime të tjera përveç atyre të parashtruara në këtë Politike të Mirëbesimit.  Serveri që përdor Canon-i për të ruajtur këtë informacion mund të përdoret vetëm nga personeli i autorizuar, dhe më pas është i lidhur me internetin nëpërmjet një “muri mbrojtës” (firewall) dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret nga publiku.

5. Pjesë të vogla të informacionit të njohura si “biskota” (cookies) do të instalohen në kompjuterin tuaj për të mbledhur informacion statistik që përfshin rrugët e lundrimit, numrin e vizitave, klientët që ri-kthehen dhe numri i shikimeve të faqeve.  I vetmi informacion personal që cookies mund të marrin është informacioni që ju jepni vetë.  Ato nuk mund të lexojnë të dhëna nga disku juaj kryesor (hard disk).  Ne i përdorim këto cookies që të ndihmojnë të përcaktojmë dobinë e informacionit që ne ofrojmë dhe të shikojmë se sa e lehtë për tu përdorur nga përdoruesit është faqja jonë.  Canon-i nuk e shkëmben informacionin e mbledhur nga cookies me ndërmarrje të tjera që nuk janë pjesë e Canon-it ose nuk ja shet palëve të treta. Nëse preferoni të mos merrni cookies nga faqja jonë e internetit, ju mund të rregulloni rrjet-shfletuesin tuaj që t’ju paralajmërojë përpara se të pranoni cookies dhe t'i refuzoni cookies kur rrjet-shfletuesi ju paralajmëron për prezencën e tyre.  Ju mund ti refuzoni cookies edhe nuk i fikur ato në rrjet-shfletuesin tuaj.  Nuk ju kërkohet ti lejoni cookies për t’ju mundësuar që të përdorni çdo pjesë të faqes së Canon-it.

6. Ju keni të drejtën të hyni, korrigjoni, përditësoni ose fshini të dhënat tuaja duke u ndjekur lidhjen e duhur për tek profili juaj ose duke dërguar një kërkesë tek webmaster@canon-europe.com.

7. Ne do ti mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme që të na lejojë t’ju ofrojmë shërbimet që keni kërkuar ose për çdo periudhë shtesë siç kërkohet nga ligji.
 
8. Kjo Politikë e Mirëbesimit mund të ndryshohet nga Canon-i herë pas here.  Ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim të materialeve të cilat prekim përdorimin e të dhënave personale.

 Krye

7. Marka

Ju nuk mund të tregoni ose përdorni në asnjë lloj mënyre markën e Canon-it ose të Grupit Canon ose stemat e tyre pa lejen e mëparshme me shkrim të Canon-it.

 Krye

8. Canon Europa N.V.

Canon Europa N.V.
Bovenkerkerweg 59-61
1185 XB Amstelveen
Netherlands
Tel 0031 20 545 8545
Fax 0031 20 545 8222

Nr i regjistrimit: Numri i regjistrimit të kompanisë: 33166721
Nr TVSh: NL005916343B01

 Krye

9. Ligji kryesor

Këto Kushte dhe Kondita do të qeverisen nga, dhe ndërtohen në përputhje me Ligjin Anglez.  Mosmarrëveshjet që dalin në lidhje me këto Kushte dhe Kondita do t'i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të Gjykatave Angleze.

 Krye

10. Të drejtat e autorit

E drejta e autorit i përket © Canon Europa N.V. dhe Canon Europe Ltd -2002-2005. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material ose program që ndodhet në faqen e internetit të Canon-it ose të përdoret pa miratimin me shkrim të Canon-it. 
 
Versioni 1
Data e lëshimit: 23/02/2005

 Krye

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image