|
- I thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur
- Bashkëpunim i shpejtë efektiv për një produktivitet të rritur
- Efikasitet më i madh dhe kontroll i kostos
- Efikasitet kostoje i shkëlqyer i vazhdueshëm
- I ndihmon printerat shumë-funksionalë Canon të punojnë më shumë, duke ju dhënë rezultate më të mira mbi investimin
Programi suite iW360 bashkon pesë aplikime kryesuese për zyrat të Canon-it për të "super-ngarkuarë" printerat tuaj shumë-funksionalë, dhe veprimtarinë tuaja të biznesit. I dizenjuar për të optimizuar produktivitetin e punës, dhe duke funksionuar në qendër të aktivitetit të zyrës, iW360 është jashtëzakonisht i përshtatshëm për çdo biznes ose organizatë që ka nevojë të kanalizojë praktikat e menaxhimit të dokumentave. iW360 ju mundëson të prodhoni dokumente me cilësi të lartë dhe të menaxhoni një mori të dhënash në pak minuta, për shembull, të krijoni dokumente për prezantime, dokumente dhe fatura seriale, itinerare udhëtimesh si dhe ju mundëson të përditësoni manualet e produkteve. iW360 mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit në pothuaj çdo zyrë: - iW FunctionFlow. Kjo mundësi e re ofron butona të para-regjistruar dhe funksionalitet të personalizuar i cili mundëson ecuri të shpejtë të punës nga dokumentat e skanuara.
- Compact PDF ju lejon të reduktoni madhësinë e dokumentave të skanuar
- Searchable PDF ju lejon të kërkoni përmbajtjen e dokumenteve të skanuara dhe të shpërndara.
- Menaxheri i dokumentave iW (iWDM) – një mjet pune i cili mundëson funksionet e kërkimit, ruajtjes dhe shkëmbimit
- Menaxheri i publikimit iW (iWPM) ju lejon të prodhoni dokumente me cilësi të lartë me shumë pak mundim. Është zgjidhja më e mirë kur ka një afat të shkurtër kohor për tu arrirë.
iW360 e integruar me printerat tuaj shumë-funksional, prek çdo aspekt të komunikimeve tuaja të biznesit. Ky program është për reklamat, shitjet, llogaritë, personelin edhe për departamentet teknike dhe administruese - në nivel menaxhues apo baze. Me iW360 ju mund të krijoni lehtë dhe shpejt dokumenta me cilësi tepër të lartë thjesht duke shtypur një buton. Nuk keni më nevojë të harxhoni kohën duke grumbulluar të dhëna nga burime të ndryshme ekzistuese dhe ti bashkoni ato me dorë ose ti ri-formatoni që ti përshtaten formatit të dokumentit tuaj ekzistues. Ju tashmë thjesht mund të skanoni informacionin që ju duhet – dhe formati është i rregulluar. Ju mund ta shikoni dokumentin, dhe më pas të bëni rregullime të kopjimit dhe faqosjes për printim ose transmetim elektronik. Me opsionet e reja të fuqishme për kërkim të këtij programi, ju mundeni të gjeni me efikasitet dhe shpejtësi dokumente dhe tekste nëpërmjet fjalëve apo frazave kyçe. Puna u krye edhe më mirë.
|