|
Avantazhet kryesore - Pajisje shtesë e thjeshtë softuerike për MFP-të Canon
- Ndjekje e detajuar e aktivitetit për kursime kostosh
- Printim i sigurt me opsione të panumërta identifikimi
- Zgjidhje e zgjerueshme me mundësi të pastër rifreskimi
- Instalim i thjeshtë dhe trajnim minimal
Ndjekje e aktivitetit dhe kursime kostosh Me Paketën e sigurisë dhe kontrollit të kostos detajet e çdo printimi, kopjimi dhe skanimi regjistrohen, duke u dhënë mundësi menaxherëve që të ndjekin përdorimin e çdo pajisje. Softueri dallon ndërmjet printimit bardhë e zi dhe me ngjyra, madhësive të letrës dhe regjistron aktivitetet e skanimit dhe dërgimit. Ju mund ta përdorni këtë informacion të vlefshëm për të kursyer para, për shembull, duke kërkuar që përdoruesit që printojnë shpesh me ngjyra ta kufizojnë këtë aktivitet vetëm për lloje specifike dokumentesh. Printim i sigurt Sigurohuni që informacioni konfidencial të qëndrojë i tillë. Printimi i sigurt do të thotë që dokumentet printohen vetëm kur përdoruesi përkatës autentikohet në MFP. Kjo eliminon problemin e tejmbushjes së sirtarëve të daljes së letrës të printerit, ku dokumentet e pamarrë mund të shihen nga ata që nuk janë të autorizuar. Dhe meqenëse printimet tërhiqen vetëm kur ato nevojiten, s'ka dokumente të harruar dhe si rrjedhim më pak shpërdorim i letrës. Printim i rehatshëm Në sajë të My-Print-Anywhere, dokumentet mund të merren në çdo pajisje në rrjet ku ruhet aplikimi. Përdoruesit thjesht identifikohen te MFP më e përshtatshme dhe dokumentet përkatëse printohen menjëherë. Metoda fleksible identifikimi Një sërë mënyrash ekzistojnë që përdoruesit të identifikohen te MFP Canon. Përshembull, numrat PIN, emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet ose madje kartat pa kontakt me teknologji HID.
Zgjidhje e zgjerueshme Ndërsa biznesi juaj rritet dhe numri i pajisjeve rritet ose ju thjesht keni nevojë për më shumë kontroll, ju mund të kaloni te uniFLOW Output Manager për të vazhduar menaxhimin e proceseve tuaja të printimit.
|