|
"Menaxhimi i dokumentave" të Canon-it thjesht i fuqizon të gjitha fushat e biznesit tuaj ta përdorin informacion nga dokumentat më me efikasitet. Lejon që dokumentat të kërkohem me shpejtësi dhe saktësi dhe të gjenden pa pa lëvizur asnjë faqe apo fletë apo pa u larguar nga tavolina juaj e punës. Shkëmbimi dhe shpërndarja e dokumentave, pa patur nevojë ti faksoni apo ti dërgoni me post duke humbur kohë, e bën përmbushjen e kërkesave të klientëve tuaj më të shpejtë dhe më të shpejtë se asnjë herë tjetër, si atëherë kur punoni nga zyrat qendre edhe atëherë kur punoni në një degë apo shtëpi. Konsulentët tanë tejet të kualifikuar punojnë me ju për të kuptuar nevojat tuaja. Me përvojën e tyre të konsiderueshme ata mund të ndihmojnë për të identifikuar përmirësime të mundshme që "Menaxhimi i dokumentave" mund të bëjë për biznesin tuaj. Për arsye se sistemet tona janë modulare ato mund të integrohen lehtë pa patur nevojë për rregullime në shkallë të gjerë të proceseve tuaja ekzistuese, duke minimizuar shpenzimet dhe shkëputjet me të cilat ndeshen shpesh sistemet e reja. Pra, me përvojë në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe aplikim në fusha të ndryshme të tilla si ato ligjore, mjekësore, arsimore, të siguracioneve, "Menaxhimi i dokumentave" të Canon-it është krijuar posaçërisht për të realizuar potencialin e biznesit tuaj dhe të japë një kthim të investimit të shpejtë dhe të matshëm.
Duke zgjedhur Canon-in ju përfitoni nga propozimi unik "për të gjithë produktin", që ju ofron një pikë të vetme kontakti me konsulentët tanë me përvojë të cilët mund të rekomandojnë komponentët e duhur specifik të kërkuar nga biznesi juaj. Për më tepër, ndihma jonë e përhershme do të sigurojë që sistemi juaj të zhvillohet së bashku me nevojat për ndryshim. *Kërkim nga Blue Lion
|