Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Zgjidhjet tuaja

iW Management Console

iW Management Console (iWMC) është një zgjidhje menaxhimi rrjeti e bazuar në internet, e krijuar të ulë shpenzimet e përgjithshme të printerave shumëfunksionale (MFP) dhe të sigurojë prodhimtari maksimale. Është krijuar në mënyrë të atillë që të menaxhojë, monitorojë dhe kontrollojë printer shumëfunksionalë të rrjetit dhe printerat në të tërë organizatën, për pajisjet e Canon-it dhe pajisjet e tjera. Ky consol i thjeshtë i centralizuar e lejon administratorin të reduktojë ndjeshëm koston e përgjithshme të pronësisë së pajisjeve shumëfunksionale në rrjet.

A doni ti menaxhoni pajisjet tuaja nga një pikë qendrore?

Me iWMC bizneset kanë një mjet menaxhues intuitiv i cili i lejon administratorë të marrin me lehtësi informacion të menjëhershëm për pajisjet, të monitorojnë pajisje të veçanta vazhdimisht dhe të sigurojnë efikasitet optima. Informacion për gjendjen e pajisjeve të tilla si hapësira në hard disk, madhësitë e letrave dhe sasitë e mbetura në njësi gjithashtu mund të merren me një të klikuar mbi ikonën e pajisjes përkatëse nëpërmjet pikës së kontrollit në distancë në kompjuterin e administratorit.

Maksimalizoni kohën e punës
Për t'u siguruar që printerat shumëfunksionalë brenda organizatës po punojnë mirë (në mënyrë që të ulni kohën kur nuk punojnë) iWMC monitorin punën e pajisjeve për t'u siguruar që pjesët e konsumueshme dhe letra janë gjithnjë të furnizuara.  Gjithashtu dërgon njoftime për të garantuar zgjidhjen e shpejtë të defekteve, duke përfshirë këtu ngecjet e letrave dhe defekte.  Console-i është në gjendje të zbulojë çdo pajisje të re, të mënyrë që të sigurohet që rrjeti i organizatës është aq i sigurt sa të jetë e mundur.

AutomatedTaskManagement
iWMC është krijuar për të ulur punën e administratorit dhe ndërprerjet e punës për përdoruesit nëpërmjet menaxhimit automatik të përparuar të detyrave dhe mundësisë për të grupuar.  Mjetit mund t'i caktohen disa detyra dhe më pas ato mund të ekzekutohen gjatë natës ose gjatë fund-javës për të minimalizuar ndërprerjet gjatë orëve të punës.

Shkallëzimi
iWMC është një platformë tejet e shkallëzueshme e cila  lejon lidhjen e programeve të aplikuara shtesë, pasi zgjidhjet për pajisjet rriten sipas kërkesave dhe nevojave. Shtojca menaxhuese e numëratorit iR dhe shtojcat e menaxhimit të drajverave të printerave janë nxjerrë në treg që kur ka dakë iWMC.  Kjo mundëson numëratorin iR të vendoset dhe të menaxhohet nga një pikë qendrore dhe të shpërndahet tek pajisjet Canon iR/iR C  sipas infrastrukturës së kompanisë. Drajverat e printerave Canon mund të menaxhohen nga një pikë qendrore dhe të instalohen në kompjutera të veçantë nga iWMC.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Programi
iWMC Whitepaper [PDF, 351 KB]
Zgjidhjet tuaja
Numërimi i dokumentave
Menaxhimi dokumentave
Shpërndarja dokumentave
Siguria
Menaxhimi i printimit & pajisjeve
Menaxhim i ngjyrave
Rrjedha e prodhimit
Të dhëna të ndryshueshme të printimit
Zgjidhje profesionale për printime [PDF, 736 KB]
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit