Menaxhimi i printimit & pajisjeve |
|
|
|
Maksimalizoni efikasitetin dhe kontrolloni koston. Ju mund të optimizoni punën e rrjetit të pajisjeve printuese shpejt dhe me lehtësi duke përdorur “Device Management Solutions” nga Canon. Gama jonë e programeve gjithëpërfshirëse ofron përfitime pozitive për të gjitha rrjetet e të gjitha përmasave, nga grupet e vogla të përdoruesve tek ndërmarrjet me shumë zyra. Këto programe i lejojnë përdoruesit t’i përdorin pajisjet më me efikasitet kur printojnë. Ndërkohë administratorët e sistemit mund të arrijnë efikasitet të përmirësuar në menaxhimin e pajisjeve dhe duke përfituar nga kontrolli i integruar dhe i centralizuar.
|
|
|
Duke optimizuar punën e printerëve tuaj me Canon-in ju mund të bëni ndryshime të vërteta në efikasitetin e zyrës tuaj. Këto pajisje pro-aktive monitoruese në kohë reale, ju tregojnë përdoruesve saktësisht se ku dhe kur do të printohen punimet e tyre, ndërkohë që aftësia për të dalluar dhe identifikuar probleme minimizon kohën jashtë përdorimit të pajisjes. Cilado qoftë madhësia e rrjetit tuaj, ju këto përfitime do t’ju duken të lehta për tu arritur pasi çdo funksion mund të arrihet nëpërmjet një pike komandimit të thjeshtë, miqësore dhe fleksibël.
|
|
|
 |
|