Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Shërbimet > Shërbimet e mirëmbajtjes

Shërbimet e mirëmbajtjes

Një sistem me cilësi të lartë kërkon shërbim të specializuar për të garantuar kohën e punës, ose në raste mosfunksionimesh, sa më pak shkëputje për biznesin tuaj. Ne kemi inxhinierë shërbimesh plotësisht të trajnuar dhe pajisur që mbulojnë po thuaj çdo pikë të Evropës, të cilët janë të dedikuar të bëjnë pikërisht këtë punë.

Në zyrat e sotme çdo gjë ndalon kur sistemi prishet ose kur një pjesë e rëndësishme nuk funksionon. Me shërbimet dhe ndihmën e Canon-it ju mund të jeni të sigurt që po merrni gjithshka të mundur nga zgjidhjet tuaja për biznes si dhe vlerën më të madhe nga investimi juaj.

Ne jemi ekspertë në mirëmbajtjen dhe shërbimin e produkteve tona - siç edhe mund ta mendoni, por ne jemi të certifikuar të ofrojmë shërbim për shumë marka të tjera nëse lind nevoja.

Falë investimit tonë të vazhdueshëm për trajnimin e inxhinierave tanë, ju keni mundësinë të përdorni rrjetin e shërbimeve më të fuqishëm në treg kudo që ndodheni në Evropë.  Opsionet tona fleksibël të ndihmës nënkuptojnë që ju mund të gjeni me ekzaktësi paketën që i përshtatet më mirë biznesit tuaj.

Për ndihmë teknike dhe ndihmë me programet ndihma jonë është vetëm një telefonatë larg jush dhe shumë nga pyetjet mund të zgjidhen shpejt dhe thjeshtë nëpërmjet telefonit me ndihmën e një pjesëtari të personelit tonë të miqësor dhe me përvojë.

Shërbimet e mirëmbajtjes së Canonit ofrojnë siguri të pakrahasueshme.  Rezultatet nga monitorimi i vazhdueshëm i klientëve tanë tregojnë se ne kemi klientë tepër të kënaqur, dhe këto rezultate përdoren për të përmirësuar vazhdueshëm shërbimit tonë.

 Printoje këtë faqe 

Shërbimet tona
Shërbimet e këshillimit
Shërbimet e zbatimit
Trajnim & Edukim
Shërbimet e mirëmbajtjes
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit