spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Printime me format të madh > imagePROGRAF iPF8300S spacer image spacer image
spacer image

Canon imagePROGRAF iPF8300S
Printime me format të madh

imagePROGRAF iPF8300S përdor një sistem boje me pigment LUCIA EX me 8 ngjyra që siguron printime A0 (44”) me shpejtësi mbresëlënëse.

Karakteristikat

  • Sistemi i bojës me pigment LUCIA EX
  • Shpejtësi e lartë, printim ekonomik
  • HDD 160 Gb e integruar
  • Rezerva boje të zgjedhura me kapacitet të lartë
  • Printim i vazhdueshëm me bojëra ‘me Ndërrim të shpejtë’
  • Printim pa bordura
  • Menaxhoni kostot e printimit dhe ndiqni kthimin mbi investimet
  • Programe të ngulura të printimit për MS Office, Photoshop dhe DPP
Projektuar për tregun e printimeve të prodhimit, posterave, grafikave të afishimit dhe brenda kompanisë



Cilësi printimi e shkëlqyer
Krijoni rezultate magjepsëse me rezolucion 2400 x 1200 dpi. iPF8300S përfshin sistemin e ri të bojës me pigment LUCIA EX me 8 ngjyra dhe teknologji të përmirësuar të përpunimit të imazhit duke siguruar një gamë më të gjerë të ngjyrës, nuancim më të lehtë, tone të errëta më të thella, ngjyra të zeza më të qarta me bronzim më të ulët. Detajet e imëta riprodhohen me saktësi me një përpikmëri më të lartë të regjistrimit të printimit. Rezultati është po ashtu më i qëndrueshëm me rezistencë të përmirësuar ndaj gërvishtjes.

Shumë produktiv
iPF8300S ofron printim me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë me rezultat deri në 63,5 m2/orë*. Një HDD 160GB i brendshëm mundëson ruajtjen e detyrave të printimit që janë lehtësisht të përdorshme nga paneli LCD. Rezerva të zgjedhura boje me kapacitet të lartë ju jep një zgjedhje për 330 ml ose 700 ml që mund të ndryshohet gjatë ekzekutimit të printimit. Teknologjia e printimit pa bordurë (deri në 42”) rrit prodhimtarinë tuaj pa pasur nevojë për prerje jashtë linjës – duke ju kursyer kohë dhe para. Pajtueshmëria me Ethernet Gigabit mundëson transferimin e shpejtë të të dhënave, edhe për skedarë të rëndë me të dhëna ose detyra printimi me vëllim të madh.

Printim ekonomik
iPF8300S mund t'ju ndihmojë të ulni kostot, me printimin ekonomik dhe me shpejtësi të lartë, duke përdorur modalitetin e printimit të Shpejtë. Një kursim tjetër mund të bëhet kur hapni modalitetin e printimit Ekonomik që zvogëlon konsumin e bojës. Ju mund të ndiqni gjithashtu kostot e printimeve tuaja me softuerin intuitiv të kontabilitetit të Canon që ju lejon të menaxhoni kostot e printimit dhe të kontrolloni kthimin mbi investimet (ROI).

I lehtë për të punuar
Një seri mjetesh ndihmëse sigurojnë që iPF8300S të jetë i thjeshtë në përdorim. Një panel LCD i madh dhe i shndritshëm siguron mundësi hyrje të lehtë në funksione të sofistikuara. Programi drejtues i printerit mund të përshtatet sipas nivelit të aftësive tuaja dhe kontrolli i printimit është nga pjesa përpara e printerit, me një proces të thjeshtë për ngarkimin e rrotullës së letrës dhe rezervës së bojës.

Krijoni postera të shkëlqyer dhe më shumë
Projektoni postera si profesionist pa ndonjë përvojë të mëparshme në sajë të PosterArtist Lite, që është i përfshirë. Në vetëm katër hapa të thjeshtë, ju mund të krijoni postera me pamje profesionale, banderola dhe shenja duke përdorur një sërë modelesh, imazhe dhe kliparte me rezolucion të lartë pa pagesë. Janë përfshirë edhe programe të ngulura printimi për MS Office, Adobe Photoshop dhe Digital Photo Professional – duke e bërë të thjeshtë printimin nga aplikimet tuaja të preferuara. Softueri Digital Photo Front Access ju lejon të importoni fotografi digitale dhe t'i redaktoni para se t'i përfshini në modelimin e posterit.

* 63,5 m2/orë kur modaliteti Ekonomik, i Shpejtë zgjidhet duke përdorur materiale të thjeshta pa veshje 80gsm

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Useful Info
Print Head Warranty
Large Format Solutions
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image