spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Printime me format të madh > imagePROGRAF iPF825 spacer image spacer image
spacer image

Canon imagePROGRAF iPF825
Printime me format të madh

Për punët më të vështira në CAD dhe GIS drejtojuni iPF825. Ky printer me format të madh 44” ofron cilësi të jashtëzakonshme, fleksibilitet dhe shpejtësi befasuese.

Karakteristikat

  • Rol i dyfishtë për prodhimtari maksimale
  • Rezervuarë me "ndërrim gjatë punës"; zëvendësim gjatë printimit
  • Shpejtësi marramendëse
  • Printim ekonomik
  • Bojëra reaktive 5-ngjyrëshe
  • Vija të mprehta, të holla për hollësi të përpikta
  • HDD i integruar 160 Gb
  • Mbështetje e përmirësuar për HP-GL/2
  • Drejtues HP-RTL dhe HDI
  • Menaxhoni kostot dhe ndiqni kthimin e investimit me softuer kontabiliteti
Informacione të mëtejshme

Mbështetuni mbi prodhimtarinë marramendëse të iPF825. Projektuar për aplikacione CAD dhe GIS, si për printime me pagesë, ashtu dhe në mjedise të mëdha zyrash, ky printer 44” ofron riprodhim të jashtëzakonshëm vijash, ngjyra të ndezura, konsistencë të lartë imazhi dhe përmban rezervuarë me kapacitet të lartë boje me "ndërrim gjatë punës". Plus, rol i dyfishtë ju mundëson printimin për kohë më të gjatë në materiale lloji dhe përmasash të ndryshme.

Cilësi dhe përpikëri e shkëlqyer
Sistemi 5-ngjyrësh i bojës me ngjyrues dhe pigment reaktiv i Canon-it prodhon ngjyra të ndezura dhe vija më të mprehta e më të holla dhe me një diapazon përpikërie prej +/- 0,1% si dhe gjerësi minimale vije prej 0,02 mm, saktësia është e garantuar; imazhet nxirren në 2400 x 1200 dpi për përshtypje të mëdha, falë kokave tepër të imëta të printimit me 15 360 vrima spërkatëse.

Prodhimtari e lartë
Cilësia e jashtëzakonshme e imazhit shoqërohet me prodhimtari befasuese, me printime draft A0 në 45 sekonda dhe A1 në vetëm 24 sekonda. Përdoren rezervuarë boje me kapacitet të lartë 330 ml dhe 700 ml me "ndërrim gjatë punës", të cilët mund të zëvendësohen gjatë prodhimit për prodhimtari pa ndërprerje, si dhe për printim pa kufij për t'ju kursyer kohë gjatë përfundimit. Pajisja vjen gjithashtu me një njësi rol të dyfishtë, e cila ju mundëson të printoni me lehtësi ngarkesa pune në materiale lloji dhe përmasash të ndryshme.

Ekonomik dhe efikas
Funksioni i integruar i llogaritjes mundëson ndjekjen e përpiktë të kostos për printim dhe të kostos së përgjithshme të printerit duke ju mundësuar gjithashtu të shikoni të dhënat përmes drejtuesit të printerit, ose t'i eksportoni në një skedar CSV për përdorim në skedarët ose në sistemet tuaja. Për të mbajtur kostot në nivel të ulët, mund të zgjidhet një regjim ekonomik që përdor më pak bojë, ideal për printime dokumentesh draft.

Për rrjedha pune CAD me kërkesë të lartë
iPF825 është projektuar për integrim të plotë dhe funksionon në përsosmëri me pjesën dërrmuese të rrjedhave më kërkuese të punës në CAD. Skedarët e mëdhenj procesohen me efikasitet me mbështetjen e përmirësuar HP-GL/2. Mbështetet gjithashtu dhe formati HP-RTL si dhe përfshihet drejtuesi HDI për Windows.

I thjeshtë në përdorim me HDD të integruar 160 Gb
Disku i integruar i ngurtë 160 GB mundëson krijimin e kutive postare kur pajisja përdoret nga shumë përdorues, p.sh. në mjedise ndërmarrjesh me shumë punë. Lehtësia e përdorimit shkon dhe më tej falë ndërfaqes së madhe grafike të përdoruesit, duke lehtësuar komandimin.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Useful Info
Print Head Warranty
Large Format Solutions
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image