Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printime me format të madh > iPF8100

Canon iPF8100
Printime me format të madh

Për printime me madhësi 44” që lënë një pamje impresionuese madje më të madhe mos kërkoni më shumë se Printeri për Arte Figurative dhe Fotografi, iPF8100.

Karakteristikat

  • Sistemi i bojës me pigment LUCIA me 12 ngjyra për riprodhim të shkëlqyer të ngjyrës deri në 44”
  • Konstruksion me kokë printimi dyshe, iPF8100 jep cilësi të shkëlqyer me shpejtësi.
  • Teknologji printimi me kosto të efektshme
  • I thjeshtë për t'u përdorur me opcione të avancuara softueri
  • Printime pa bordura (deri në 42”) për ndikim maksimal
Informacione të mëtejshme

I projektuar në mënyrë të veçantë për të dhënë rezultatet më të mira për aplikimet e Arteve Figurative dhe Fotografinë, iPF8100 nga Canon përdor një sistem bojërash me pigmente LUCIA me 12 ngjyra i cili prodhon ngjyra jashtëzakonisht të sakta, të zezë dhe të bardhë shprehëse dhe është gjithashtu me kosto të efektshme.

Ngjyra të jashtëzakonshme dhe të zezë dhe të bardhë të ndritshme
Sistemi me bojëra me pigment LUCIA me 12 ngjyra prodhon spektrin e plotë me ngjyra me saktësi shkurajuese dhe ekuilibër të përkryer në sajë të ndërfutjes inovative të bojërave RGB dhe CMY. Një kokë printimi e dyfishtë që ka 30,720 vrima spërkatëse prodhon pikëza boje 4 pikolitra super të imëta, të shpërndara njëtrajtësisht.

Puna e fotografisë bardhë e zi nuk është dukur kurrë kaq mirë. Një kombinim bojërash të zezë, të zezë mat, gri dhe foto gri lejojnë shkallëzimin jashtëzakonisht të lëmuar pa kokrriza për fotografi jashtëzakonisht jetësore. Mundësia e aplikimeve të ndryshme si fotografia e dasmave, pagëzimeve dhe puna e portreteve që sa vjen e rritet me stil jetësor.

Njëlloj i rëndësishëm, iPF8100 u lejon të prodhoni punë që ngelet, me printime që janë të garantuara të mos jenë të ndikueshme nga drita (Ruajtje të ngjyrave) për 100 vjet dhe me printim pa bordura deri në 42" printimet tuaja do kenë ndikim maksimal.

Me një mjet kalibrimi ngjyrash të integruar, printimet tuaja do jenë konsistente nga printimi në printim dhe nuk ka nevojë për pajisje të jashtme, sapo të kalibrohet printeri është i konfiguruar.

Printim me kosto të efektshme dhe shumë produktiv
Moria e bojërave të disponueshme plus ndërfutjen e dy bojërave të veçanta gri do të thotë që, ndryshe nga sistemet konvencionale, ka më pak nevojë në përzierjen e ngjyrave (për të krijuar ngjyra të tjera) dhe si rrjedhim, kërkohet më pak bojë. Që do të thotë rezultatet e ndritshme që janë gjithashtu me kosto të efektshme.

Një sistem i tillë inovativ nuk do të thotë që të kompromentohen afatet tuaja. iPF8100 mund të printojë printime skicash A1 në vetëm mbi 2 minuta. . Serbatorët e bojës me kapacitet të lartë (700ml) gjithashtu mund të zëvendësohen gjatë printimit për performancë konsistente, në përmbushje të afateve.

I thjeshtë në punën e përditshme
Një ekran i madh LCD e bën përdorimin jashtëzakonisht të thjeshtë, duke u lejuar ju të përqëndroheni në kryeveprat tuaja. Drajveri i printerit të veçantë të Canon jep mundësi hyrje në një sërë mundësish të avancuara si KYANOS, menaxhimi me ngjyra i gjeneratës së re të Canon. Por për thjeshtësi ju mund të zgjidhni të punoni në "regjimin e thjeshtë", duke pvrdorur cilësimet e ndryshme të parakonfiguruara.

Softueri shtesë përfshihet, duke zgjeruar lidhjen dhe mundësinë e mjedisit të Printimit me Format të Madh duke përfshirë Hyrje nga Para të Fotografisë Dixhitale, një Plug-In për Photoshop dhe gjithashtu mund të shtoni softuerin e shkëlqyer të krijimit të posterave të Canon PosterArtist 2007 si opcion.

 Printoje këtë faqe 

Useful Info
Print Head Warranty
Environmental Care
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit