Duke u mbështetur në reputacionin e Canon në tregun e formatit të madh, iPF6350 jep shpejtësi produktive, cilësi të shkëlqyer të printimit, besueshmëri të shkëlqyeshme dhe gjithanshmëri të jashtëzakonshme për profesionistët e arteve grafike.
Printime dhe prova mahnitëse Duke trajtuar nevojat kërkuese të mjediseve të prodhimit dhe të provimit, si dhe përdorimet e specializuar të fotografisë, iPF6350 inkorporon sistemin e më të fundit dhe më novator të bojës me 12 pigmente të ngjyrave LUCIA EX të Canon. Ky sistem i bojës me pigmente LUCIA EX shoqërohet me teknologjinë e përpunimit të imazhit të përmirësuar për të dhënë një spektër të gjerë ngjyrash, shkallëzime të qeta, më pak bronzim dhe printime që janë mjaft të qëndrueshme ndaj gërvishtjes.
Sistemi gjithashtu jep riprodhim të të zezës dhe shprehje të shkallëzuar të përmirësuar në zonat e errta, duke ofruar cilësinë e jashtëzakonshme të printimit që kërkohet për përdorimet e printimit të fotografive.
Saktësia e përmirësuar e tekstit dhe rreshtit, si dhe njëtrajtshmëria e shkëlqyeshme e ngjyrës në një faqe, lejon që printeri të funksionojë gjithashtu si një pajisje jashtëzakonisht e saktë e provës.
Produktivitet i rritur iPF6350 inkorporon një disk të ngurtë 80GB të integruar, duke lejuar printimin me efektshmëri të lartë. Disku i ngurtë e bën më të lehtë rimarrjen e punëve pas gabimeve, ri-rregullimin e punëve dhe e bën të lehtë që të trajtohet pa mundim sasi te mëdha të dhënash.
Mjaft i gjithanshëm iPF6350 siguron pajtueshmëri të shkëlqyeshme me sistemet e administrimit të ngjyrës (CMA) të mbështetur në profilin. Gjithashtu është i projektuar për të punuar në mënyrë të përkryer me furnitorë të shumtë të palës së tretë RIP, duke lejuar përdorimet e prodhimit, fotografisë dhe provës. Dhe për gjithanshmëri maksimale, një shumëllojshmëri e gjerë e llojeve të medias gjithashtu lejohet që të përdoren.
Funksionim pa mundim Një ekran i madh, i ndritshëm dhe i lehtë për t'u lexuar LCD e bën funksionimin të lehtë.
Administrim i efektshëm i kostos Programi kompjuterik i integruar i administrimit të kostos e bën të lehtë rregjistrimin e kostos së punëve dhe lejon llogaritjet ROI që të bëhen me kalimin e kohës.
|