Cilësi printimi e shkëlqyer Krijoni rezultate magjepsëse me rezolucion 2400 x 1200 dpi. iPF6300S përfshin sistemin e ri të bojës me pigment LUCIA EX me 8 ngjyra dhe teknologji të përmirësuar të përpunimit të imazhit duke siguruar një gamë më të gjerë të ngjyrës, nuancim më të lehtë, tone të errëta më të thella, ngjyra të zeza më të qarta me bronzim më të ulët. Detajet e imëta riprodhohen me saktësi me një përpikmëri më të lartë të regjistrimit të printimit. Rezultati është po ashtu më i qëndrueshëm me rezistencë të përmirësuar ndaj gërvishtjes.
Shumë produktiv iPF6300S ofron printim me shpejtësi të lartë me printime me shkëlqim A1 në vetëm 2 minuta. Një HDD 160GB i brendshëm mundëson ruajtjen e detyrave të printimit që janë lehtësisht të përdorshme nga paneli LCD. Teknologjia e printimit pa bordurë rrit prodhimtarinë tuaj pasi nuk ka nevojë për prerje jashtë linjës – duke ju kursyer kohë dhe para. Pajtueshmëria me Ethernet Gigabit mundëson transferimin e shpejtë të të dhënave, edhe për skedarë të rëndë me të dhëna ose detyra printimi me vëllim të madh.
Printim ekonomik iPF6300S mund t'ju ndihmojë të ulni kostot, me printimin ekonomik dhe me shpejtësi të lartë, duke përdorur modalitetin e printimit të Shpejtë. Një kursim tjetër mund të bëhet kur hapni modalitetin e printimit Ekonomik që zvogëlon konsumin e bojës. Ju mund të ndiqni gjithashtu kostot e printimeve tuaja me softuerin intuitiv të kontabilitetit të Canon që ju lejon të menaxhoni kostot e printimit dhe të kontrolloni kthimin mbi investimet (ROI).
I lehtë për të punuar Një seri mjetesh ndihmëse sigurojnë që iPF6300S të jetë i thjeshtë në përdorim. Një panel LCD i madh dhe i shndritshëm siguron mundësi hyrje të lehtë në funksione të sofistikuara. Programi drejtues i printerit mund të përshtatet sipas nivelit të aftësive tuaja dhe kontrolli i printimit është nga pjesa përpara e printerit, me një proces të thjeshtë për ngarkimin e rrotullës së letrës dhe rezervës së bojës.
Krijoni postera të shkëlqyer dhe më shumë Projektoni postera si profesionist pa ndonjë përvojë të mëparshme në sajë të PosterArtist Lite, që është i përfshirë. Në vetëm katër hapa të thjeshtë, ju mund të krijoni postera me pamje profesionale, banderola dhe shenja duke përdorur një sërë modelesh, imazhe dhe kliparte me rezolucion të lartë pa pagesë. Janë përfshirë edhe programe të ngulura printimi për MS Office, Adobe Photoshop dhe Digital Photo Professional – duke e bërë të thjeshtë printimin nga aplikimet tuaja të preferuara. Softueri Digital Photo Front Access ju lejon të importoni fotografi digitale dhe t'i redaktoni para se t'i përfshini në modelimin e posterit.
|