spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Printime me format të madh > imagePROGRAF iPF510 spacer image spacer image
spacer image

Canon imagePROGRAF iPF510
Printime me format të madh

imagePROGRAF iPF510 përdor një sistem boje reaktiv me pigment/bojë me 5 ngjyra që siguron printime A2 (17”) me cilësi të jashtëzakonshme me ngjyra të gjalla dhe interpretim të saktë të vijave, me shpejtësi.

Karakteristikat

  • Vija më të qarta, më të holla dhe densitet të lartë të ngjyrës së zezë
  • Modaliteti ekonomik
  • Grafika të mrekullueshme, ngjyra të gjalla dhe konsistencë të qëndrueshme të imazhit
  • Printim pa bordura
  • Shpejtësi të larta printimi
  • I pajtueshëm me HPGL/2 dhe HP/RTL
  • Softueri PosterArtist Lite për krijimin e posterave
  • Programi i ngulur i printimit për MS Office
Projektuar për tregun e printimeve CAD, GIS, postera dhe brenda kompanisë



Cilësi printimi e shkëlqyer
Krijoni rezultate magjepsëse me rezolucion 2400 x 1200 dpi. iPF510 përfshin sistemin e bojës reaktiv me pigment/bojë me 5 ngjyra që siguron vija më të mprehta e më të holla dhe rezultat ngjyrash të gjalla. Sistemi i bojës reaktiv rrit cilësinë e printimeve duke siguruar që ka më pak rrjedhje dhe konsistencë më të qëndrueshme të imazhit, si rrjedhim duke dhënë rezultate që kanë më shumë saktësi dhe qartësi - sado të detajuara.

Shumë produktiv
iPF510 ofron printim me shpejtësi të lartë, duke prodhuar printime A2 në vetëm 21 sekonda (në Modalitetin e shpejtë). Teknologjia e printimit pa kufizues e Canon rrit prodhimtarinë tuaj pasi nuk ka nevojë për prerje jashtë linjës – duke ju kursyer kohë dhe para. Megjithëse shumë kompakt në modelin e tij, iPF510 përfshin gjithashtu 4 rrugë të materialeve – rrotull, kasetë dhe dy mundësi furnizimi manual.

Printim ekonomik
iPF510 mund t'ju ndihmojë të ulni kostot, me printimin ekonomik dhe me shpejtësi të lartë, duke përdorur modalitetin e printimit Ekonomik që zvogëlon konsumin e bojës.

I lehtë për të punuar
Një seri mjetesh ndihmëse sigurojnë që iPF510 të jetë i thjeshtë në përdorim. Një panel operativ LCD i madh, i shndritshëm dhe i lehtë në përdorim siguron mundësi hyrje të lehtë në funksione të sofistikuara. Programi drejtues i printerit mund të përshtatet sipas nivelit të aftësive tuaja dhe kontrolli i printimit është nga pjesa përpara e printerit, me një proces të thjeshtë për ngarkimin e rrotullës së letrës dhe rezervës së bojës.

Ideal për aplikimet CAD të specialistëve
Projektuar për të siguruar interpretim cilësor të vijave dhe prodhimtarinë e nevojshme për përdorim profesionist të CAD, iPF510 ofron mbështetje të plotë për formatet e skedarëve CAD profesional, formate të skedarëve HP-GL/2, HP RTL si dhe siguron një program drejtues HDI për Windows.

Krijoni postera të shkëlqyer dhe më shumë
Modeloni postera si një profesionist, pa përvojë të mëparshme, falë softuerit PosterArtist Lite të Canon, i përfshirë me iPF510. Në vetëm katër hapa të thjeshtë, ju mund të krijoni postera me pamje profesionale, banderola dhe shenja duke përdorur një sërë modelesh, imazhe dhe kliparte me rezolucion të lartë pa pagesë. Është përfshirë edhe një program i ngulur printimi për MS Office (Word, Excel dhe Powerpoint) – duke e bërë të thjeshtë printimin nga aplikimet tuaja të preferuara. Softueri Digital Photo Front Access ju lejon të importoni fotografi digitale dhe t'i redaktoni para se t'i përfshini në modelimin e posterit.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Useful Info
Print Head Warranty
Large Format Solutions
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image