Zgjidhja e plotë imagePROGRAF MFP është një sistem i plotë i rrjedhës së punës për këdo që dëshiron të skanojë, kopjojë, arkivojë dhe shpërndajë dokumente të formateve të mëdhenj, me shpejtësi dhe lehtësi dhe në detaje të jashtëzakonshme. Sistemi përfshin një skaner për format të madh, printer, stacion reprografik, softueri SmartWorks MFP dhe ndërfaqja e madhe intiutive me ekran me prekje.
Opsione të ndryshueshme I ndërtuar për t'iu përshtatur mënyrës suaj të punës, sistemi ofron 5 konfigurime, përfshirë një zgjedhje të printerëve 36” dhe 44” dhe rrotull të vetëm ose të dyfishtë për një shumëllojshmëri më të madhe - gjithçka e projektuar për të zënë një hapësirë minimale ndërsa maksimalizon podhimtarinë tuaj, nga marrja e imazhit deri te rezultati.
Skanim dhe trajtim i skedarëve super eficient Për shkak se shpejtësia është kritike kur afatet janë të shkurtra, imagePROGRAF MFP skanon jashtëzakonisht shpejt me 10 inç për sekondë për monokrom dhe 1,67 inç për sekondë për ngjyrë. Teknologjia e marrjes së imazhit CIS me rezolucion optik 600-dpi të vërtetë siguron definicion të veçantë të tekstit dhe imazhit që përputhet me kopjet origjinale në letër, në çdo kohë. Sistemi është i para-programuar për të skanuar të gjithë formatet e skedarëve PDF, JPEG dhe TIFF.
Rezultat me cilësi të lartë imagePROGRAF MFP jep cilësinë e paprecedentë të printimit që kërkohet nga mjedisi e dokumenteve teknike të ditëve tona. Pikëzat precize të bojës 4pl të Canon sigurojnë rezultat 2400 x 1200 dpi duke sjellë printime të qëndrueshme dhe rezistente ndaj gërvishtjes me fonte teksti super të qarta dhe vija tejet të mprehta, edhe në letra teknike pa veshje.
I lehtë për t'u përdorur Në çdo fazë nga skanimi i dokumenteve deri te rezultati final, imagePROGRAF MFP është projektuar për të thjeshtuar me lehtësi rrjedhën e punës. Ndërfaqja e madhe, me ekran me prekje intuitiv i drejton përdoruesit në çdo funksion dhe proces në hapa të thjeshta dhe me udhëzime të qarta. Skanimi, kopjimi dhe printimi me një prekje i dokumenteve teknike nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë. Sistemi është po ashtu i projektuar në mënyrë ergonomike për të mundësuar ngarkimin e letrës dhe mundësinë e përdorimit nga përpara.
Softuer i zgjuar për punë inteligjente Softueri SmartWorks MFP i brendshëm është truri pas gjenialitetit të rrjedhës së përmirësuar të punës me formate të mëdhenj. Ai ju mundëson të skanoni me shpejtësi dhe lehtësi dokumente për t'i kopjuar/skeduar/dërguar me email si dhe lejon për skanim eficient në grup për të kursyer më shumë kohë dhe përpjekje. Është vërtet një mënyrë inteligjente për të skanuar dhe ndarë dokumente, për të bërë ndryshime dhe për të respektuar afate të rëndësishme.
|