imagePROGRAF LP24 është ndërtuar për mjedis zyre, dhe vjen i kombinuar me softuerin e Canon-it PosterArtist për të krijuar dhe printuar me lehtësi tabela duke përfshirë, postera, grafikë shitjesh dhe plane projektesh. Të gjitha brenda 5 hapave të thjeshtë.
|
Me LP24 ju mund të krijoni postera, plane projektimi dhe materiale përgatitje me ndikim gjigand, pa pasur nevojë për të bërë punën tuaj me kontraktorë të tjerë.
Poster Artist Softueri PosterArtist tepër i fuqishëm por edhe i lehtë për tu përdorur i Canon-it është përfshirë me LP24. Kjo ju lejon juve të importoni imazhet tuaja, fotografitë dhe dokumentat Microsoft office ose të zgjidhni mbi 1,000 imazhe dhe modelesh për të krijuar postera magjepsëse dhe me pamje profesionale në vetëm 5 hapa të thjeshtë.
Printim Ekonomik Për printim me efikasitet të lartë kostoje një regjim Printimi Ekonomik mund të zgjidhet i cili ju lejon juve të prodhoni draft printime me kosto të ulët para primtimit tuaj përfundimtar. Kjo redukton konsumimin e bojës me rreth 50%, gjë që është ideale për ambjente të mëdhenj zyrash ku disa përdorues janë duke printuar dokumenta të shumtë.
Ngjyra të gjalla LP24 prodhon ngjyra të gjalla për primtime me format të madh që sjell ço gjë në jetë në detaje të shkëlqyeshme. Nëse po skanoni postera, tabela shitje ose plane projektesh, sistemi reaktiv me bojë me pigment me 5-ngjyra siguron printim me prodhimtari të lartë duke përsosur në të njëjtën kohë cilësinë e printimit.
Skano në Zgjidhje Printimi të Zmadhuara LP24 siguron një skanim në funksione të zmadhuara printimi , kur është i kombinuar me pajisje me shumë funksione të Canon-it. Kjo veçori i lejon përdoruesit të skanojë një dokument në formën origjinale të tij dhe më pas ta printojë në format të zmadhuar. Veçoria e skanimit në printim të zmadhuar, i lejon përdoruesit të krijojë me lehtësi dokumenta të mëdhenj pa patur nevojë për të rikrijuar skedarët origjinal, duke siguruar një zgjidhje të lehtë për përdoruesit dhe të shpejtë për biznesin.
Printime produktive LP24 siguron që ju të merrni rezultatet që dëshironi pa pritur më kot. Printime standarde A1 mbi letër të zakonshme prodhohen në vetëm 33 sekonda.
Veçori të tjera Një panel i madh kontrolli LCD e bën operimin të thjeshtë.Një konstuksion novativ i ventilatorit siguron operim pa zhurmë kështu që janë printimet dhe jo zhurmat ato që ju vini re.Korrigjim automatik shtrembërimi, do të thotë që edhe ato që nuk janë mësuar me printerin mund të vendosin me lehtësi letër.
|